Aktualitet

Greqia konfirmon rastin e katërt me koronavirus, 36-vjeçarja ishte kthyer nga Italia

28 Shkurt 2020, 08:09 Nga DOSJA
Greqia konfirmon rastin e katërt me koronavirus, 36-vjeçarja

GREQI– Në Greqi është konfirmuar edhe rasti i kartër me koronavirus, duke bërë që frika në vend të shtohet gjithmonë e më shumë.

Mësohet se rasti i katërt që ka rezultuar me test pozitivë është një 36-vjeçare greke e cila pak ditë më parë ishte kthyer nga Italia e veriut. Ndërkohë ajo tani po mbahet në nën izolim, kanë raportuar autoritetet shëndetësore të ditën e sotme.
36-vjeçarja greke, e prekura e katërt nga virusi vdekjeprurës është dërguar në një zonë të izoluar në spitalin Attikon të Athinës.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri më tani janë regjistruar 17 viktima dhe 650  të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Për këtë përhapje të virusit jashtë Kinës, OBSH është shprehur e shqetësuar.  Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një raste të konfirmuara ka në Kroaci, Greqi, Austri, Danimarkë, Norvegji dhe në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.800 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll