Aktualitet

Koronavirusi prek 50 shtete jashtë territorit të Kinës, OBSH: Shqetësimi ynë më i madh

28 Shkurt 2020, 08:29 Nga DOSJA
Koronavirusi prek 50 shtete jashtë territorit të Kinës, OBSH:

ZVICËR-Organizata Botërore e Shëndetit në një konferencë për shtyp ka njoftuar se përhapja masive e Koronavirusit edhe në 50 vende të botës jashtë territorit të Kinës është një shqetësim i madh.

Kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u tha gazetarëve në konferencën e tij të përditshme në Gjenevë se: Ajo që po ndodh në pjesën tjetër të botës, përbën shqetësimin tonë më të madh.

Ndër të tjera Ghebreyesus tha se bashkësia ndërkombëtare ndodhet në një pikë vendimtare dhe se nëse veprohet në mënyrë agresive tani, virusi mund të përmbahet, mund të parandalohet që të tjerë njerëz të sëmuren e të shpëtohen jetë njerëzish.

Gjatë konferencës para gazetarëve në Gjenevë, komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, paralajmëroi kundër diskriminimit të lidhur me virusin.

“Epidemia e koronavirusit ka nxitur një valë shqetësuese paragjykimesh ndaj atyre personave me përkatësi etnike kineze apo që vijnë nga lindja e Azisë. U bëj thirrje shteteve anëtare të bëjnë çmos për të luftuar këtë dhe format e tjera të diskriminimit.”-u shpreh ai.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri më tani janë regjistruar 17 viktima dhe 650  të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Për këtë përhapje të virusit jashtë Kinës, OBSH është shprehur e shqetësuar.  Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi raste të konfirmuara ka në Kroaci, Greqi, Austri, Danimarkë, Norvegji dhe në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.800 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi në kinë organizata boterore e shendetit koronavirusi në kinë organizata boterore e shendetit

Sondazh

Poll