Aktualitet

OLF nxjerr emrat e radhës, dy kokat e kokainës venezueliane duhet të justifikojnë pasuri

24 Shkurt 2020, 12:09 Nga DOSJA
OLF nxjerr emrat e radhës, dy kokat e kokainës venezueliane duhet

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularin F.D dhe Arben Bërballës. Në njoftimin e kësaj të hëne, OFL bën me dije se D. është i dënuar për krijim bande të armatosur, armëmbajtje pa leje,“Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave” e kryer në bashkëpunim. Të njëjtat dënime rëndojnë edhe për Arben Bërballën, i cli është i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”. Bërballa dhe Durdo janë dy nga të arrestuarit e operacionit ‘Journey Italia’ në vitin 2001, ku u arrestua bashkë me shefin e Policisë Gjyqësore, Sokol Koçia, pasi kishin trafikuar nga Venezuela drejt Evropës një sasi rekord prej 8 tonë kokainë. F.D dhe Bërballa njiheshin edhe si dy kokat e grupit.

Njoftimi i plotë i OFL:

OFL, 24 shkurt Vijon Operacioni Forca e Ligjit. Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit. Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

L. D., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave” e kryer në bashkëpunim;

A. B., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”;

 

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Që prej 3 shkurtit, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimie pasurive të emrave të njohur të botës së krimit. OFL ka dërguar tashmë formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit, Emiljano Shullazit, Gjergj CukalitOrges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit, Gazmend Mahmutajt, Edison Çobos, Ervis Martinajt, Arben dhe Valentino Kaçorrit., Atin Lamajt dhe Eduard Dushkut.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren arben berballa ofl ne terren anti-kçk-ja zbret në terren arben berballa ofl ne terren

Sondazh

Poll