Aktualitet

Manastirliu mbledh Task-Forcën: S’kemi asnjë person me koronavirus në Shqipëri, në treg ka maska, s’do mbyllen shkollat

24 Shkurt 2020, 07:27 Nga DOSJA
Manastirliu mbledh Task-Forcën: S’kemi asnjë person me

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në mbledhjen e sotme të Task-Forcës për koronavirusin në Rinas, ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ministrja theksoi se janë analizuar 6 raste dhe kanë rezultuar negative. Ajo i bëri thirrje medies që të bashkëpunojnë me ministrinë, në mënyrë që të mos përhapen lajme që ngjallin panik në popull dhe nënvizoi se njerëzit duhet t’u besojnë vetëm informacioneve zyrtare që jepen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik. Sa i përket mungesës së maskave, ministrja u shpreh se në vend ka mjatueshëm stok dhe se spitalet janë të furminzuara me të tilla.  Ajo shtoi më tej se janë marra të gjitha masat e nevojshme për të përballuar situatën dhe nuk do ketë mbyllje të kufijve me Italinë, e cila është në gjendje emergjente. Po kështu ajo u shpreh se ka firmosur urdhërin që të shtohen masat higjieno-sanitare në strukturat arsimore, por nuk është nevojshme mbyllja e tyre.

Ndërsa, Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj u shpreh se Policia ka nisur hetimet për lajmet e rreme dhe ato të cilat ngjallin panik në popull.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi. Në Itali janë shënuar 4 viktima dhe mbi 152 të infektuar, ndërsa në rang global kanë humbur jetën 2619 persona, kryesisht në Kinë. Në Shqipëri ka nisur kontrolli,  pasi është përhapur panik për shkak të afërsisë gjeografike me Italinë. Deri më tani në vedin tonë nuk ka asnjë person të infektuar me këtë virus.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mblidhet task-forca për koronavirusin ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi mblidhet task-forca për koronavirusin ogerta manastirliu

Sondazh

Poll