Aktualitet

Policia jep detaje për ndalimin e francezit në Sarandë: Iu gjetën rreth 107 mijë euro, kishte hyrë në Shqipëri nga Rinas

24 Shkurt 2020, 11:48 Nga DOSJA
Policia jep detaje për ndalimin e francezit në Sarandë: Iu

Sarandë- Policia e Shtetit ka dhënë detaje për mijëra eurot që iu gjetën  francezit të identifikuar si Renan, Ch , 3 ditë më parë në Sarandë. Policia njofton se francezit Renan Ch., 70 vjeç i janë sekuestruar 106 890 euro dhe 102 dollarë.  Sipas Policisë 70-vjeçari kishte hyrë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit dhe nuk kishte deklaruar shumën e të hollave në kufi dhe në momentin e gjetjes së shumës së parave nuk dispononte dokument me vete për të justifikuar burimin e tyre. 70-vjeçari u kap në Sarandë teksa po drejtonte një motoçikletë në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Sarandës sekuestron 106 890 euro dhe 102 dollarë. Procedohet penalisht një shtetas francez. Policia e Sarandës gjatë kontrolleve të ushtruara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si edhe si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacionit me Policinë Kufitare të Rinasit, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Policia ka shoqëruar shtetasin francez R. Ch., 70 vjeç dhe gjatë kontrollit këtij shtetasi i janë gjetur 106 890 euro dhe 102 dollarë. Ky shtetas kishte hyrë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit dhe nuk kishte deklaruar shumën e të hollave në kufi, sipas ligjit dhe në momentin e gjetjes së shumës së parave nuk dispononte dokument me vete për të justifikuar burimin e tyre. Nën drejtimin e prokurorisë, u kryen veprimet procedurale, u bë sekuestrimi i shumës së parave dhe shtetasi R. Ch. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Gjithashtu, ky shtetas u procedua edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapet francezi ne sarance renan ch kapet francezi ne sarance renan ch

Sondazh

Poll