Aktualitet

Mesazhi i rremë për koronavirusin, prokuroria e Tiranës nis hetimet: Raste të tilla dënohen, bëni kujdes! (NJOFTIMI)

24 Shkurt 2020, 10:43 Nga DOSJA
Mesazhi i rremë për koronavirusin, prokuroria e Tiranës nis

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas një mesazhi të përhapur të dielën përmes “Whatsapp”,ku një vajzë e re pretendonte se vjehrra e motrës së saj, ishte mjeke dhe i kishte konfirmuar se në Shqipëri janë 12 të infektuar nga koronavirusi, COVID 19. Prokuroria sqaron se po verifikohen informacionet e dyshuara si të rreme, si dhe paralajmëron qytetarët se raste të tilla dënohen.

Reagimi i plotë:

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, duke marrë shkas nga të dhënat e ndryshme të bëra publike në media si dhe përhapja e mesazheve nëpërmjet telefonit, në lidhje me informacione të dyshuara si të rreme mbi përhapjen e mundshme të Coronavirusit, në vendin tonë, filloi kryesisht hetimin për veprën penale të “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal.
Objekti i hetimit lidhet me situatën e krijuar si rezultat i hapjes së informatave për të cilat dyshohen se janë të rreme, për shkak të natyrës sensitive që paraqet përhapja e këtyre informacioneve në masën e gjerë.

Duke treguar impenjimin maksimal të prokurorisë, në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo përhapje e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim, apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit është penalisht e dënueshme.

 

Vijojmë të ndjekim me interes të shtuar, çdo të dhënë në raport me rastin konkret, duke kërkuar mirëkuptimin dhe besimin e qytetarëve. Nga ana tjetër, mirëpresim çdo qytetar për informacionet që mundet të disponojnë. Tiranë me 24.02.2020. 

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 4 personave dhe infektimi i mbi 200 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lajmet e rreme per koronavirusin prokuroria e tiranes lajmet e rreme per koronavirusin prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll