Aktualitet

Kontrollet për koronavirus në Rinas, mjeku sqaron situatën: Kemi kontrolluar çdo pasagjer, s’ka pasur asnjë temperaturë

24 Shkurt 2020, 10:42 Nga DOSJA
Kontrollet për koronavirus në Rinas, mjeku sqaron situatën: Kemi

RINAS- Drejtori i Inspektimit në aeroportin e Rinasit, Lorenc Hashrova ka dhënë detaje lidhur me kontrollet e pasagjerëve që vijnë në Shqipëri. Në fjalën e tij, Hashrova është shprehur se nisur nga dita e djeshme çdo pasagjeri i është matur temperatura dhe asnjë prej tyre s’e ka pasur më të lartë se 37 gradë.

“Që nga dita e djeshme ka filluar matja e temperaturës dhe intervistimi i të gjithëve. Nuk ka pasur asnjë pasagjer që ka qënë me temperaturë më të lartë se 37 gradë. Po bëjmë kontrolle siç është përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë,“-është shprehur mjeku.

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 4 personave dhe infektimi i mbi 200 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi lorenc hashrova koronavirusi ne shqiperi lorenc hashrova

Sondazh

Poll