Aktualitet

Nga Shqipëria në Greqi/ 800 kg kanabis i fshehur brenda furgonit-frigorifer, kishin kaluar pa problem në kufi, arrestohet çi

24 Shkurt 2020, 10:55 Nga DOSJA
Nga Shqipëria në Greqi/ 800 kg kanabis i fshehur brenda

IGUMENICË– Një furgon-frigorifer me 800 kg marijuanë është kapur nga policia greke sapo kishte kaluar pikën kufitare të Qafë Botës. Droga ishte e fshehur mes dy “mureve” të furgonit, ku ishte krijuar edhe një vend i fshehtë për të futur drogën. 

Furgoni me drogë vinte nga Shqipëria dhe kishte kaluar pa asnjë problem kontrollet në kufi si në palën greke, ashtu edhe në atë shqiptare pasi në pamje të parë ishte bosh. Në prangat e Policisë fqinje, ka rënë shoferi i furgonit dhe pasagjerja, të dy shtetas grekë.

Ata u ndaluan nga anti-droga, strukturë e policisë, e cila kishte informacione se nga Shqipëria brenda disa ditësh do të transportohej një ngarkesë e madhe. 

Ndërkohë hetimet ende vazhdojnë për të zbuluar se cilët janë prodhuesit e kanabisit në vendin tonë dhe në duart e kujt do të përfundonte dërgesa në Greqi. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet droga ne greqi greqi droga ne greqi greqi

Sondazh

Poll