Aktualitet

500 emigrantë shqiptarë kthehen nga Italia, në portin e Durrësit asnjë i prekur nga Koronavirusi

24 Shkurt 2020, 11:16 Nga DOSJA
500 emigrantë shqiptarë kthehen nga Italia, në portin e

DURRËS– Prej tre ditësh Italia ndodhet në gjendje emergjence për shkak shpërthimit të papritur të koronavirusit.

Prej të premtes së javës  që lamë pas Italia është përfshirë nga një panik i madh dhe në gjendje emergjence për shkak të Koronavirusit. Megjithëse 11 komuna në veri të Italisë janë izoluar që prej momentit kur u shënuan dy viktimat e para të shtunën, në pjesën tjetër të vendit ka vijuar e lirë lëvizja e qytetarëve, ku edhe emigrantët  shqiptar nisën të largohen prej andej.

Mëngjesin e ditës së sotme kanë mbërritur në portin e Durrësit rreth 500 qytetar shqiptar me tragetin e linjës Bari-Durrës  nga Italia.

Mësohet se qytetarët  kanë udhëtuar normalisht pa pasur probleme, ndërsa është  parë se në krahasim me udhëtimet e tjera numri ka qenë normal, dhe nuk ka pasur fluks sikurse ndodh në sezone. Kjo tregon që emigrantët shqiptarë në Itali nuk kanë vendosur të largohen nga Italia pavarëisht kërcënimit të madh nga Koronavirusi.

Gjatë udhëtimit në traget sikurse edhe në nërpër aeroporte ka pasur kujdes mjekësor në bord, gjithashtu kontrolle janë kryer edhe në dalje.

Nga kontrollet e kryera është mësuar se deri më tani gjendja është paraqitur e qetë, dhe se nuk është evidentuar asnjë pasagjer  me Koronavirus.

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 5 personave dhe infektimi i mbi 200 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 500 emigrante kthehen nga italia koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi 500 emigrante kthehen nga italia koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll