Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier, humb jetën fermeri pasi i zë poshtë freza

Mësohet se një 36-vjeçar në fshatin Peshtan Bregas, teksa po punonte tokën ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar. 

2 Mars 2026, 15:32 Nga I.A
Aksident i rëndë në Fier, humb jetën fermeri pasi i zë
Foto Ilustruese

FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Mësohet se një 36-vjeçar në fshatin Peshtan Bregas, teksa po punonte tokën ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar. 36-vjeçari ka humbur jetën nga aksidenti, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 14:40, në fshatin Peshtan Bregas, shtetasi H. D., 36 vjeç, duke drejtuar një mjet bujqësor (frezë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, dhe mjeti bujqësor është rrëzuar duke e zënë poshtë shtetasin H. D., i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Dosja.al

aksident ne fier

Sondazh

Poll