Aktualitet

U shpallën në kërkim pas përplasjeve me Policinë/ Vetëdorëzohen në Komisariatin e Shkodrës banorët e Baks-Rrjollit, avokati Pjetra: Banda e tokave falsifikoi dokumentet

Nga përleshjet pati edhe një punonjës “Security” të dëmtuar, teksa dje u njoftuan katët arrestime, gjashtë marrje nën procedim dhe 15 të kërkuar.

2 Mars 2026, 12:34 Nga E. D

U shpallën në kërkim pas përplasjeve me Policinë/

VELIPOJË- Banorët e Baks-Rrjollit, të cilët u shpallën në kërkim pas protestës, janë vetëdorëzuar sot në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër. Ata janë vetëdorëzuar për tu përballur me drejtësinë dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Nga përleshjet pati edhe një punonjës “Security” të dëmtuar, teksa dje u njoftuan katët arrestime, gjashtë marrje nën procedim dhe 15 të kërkuar. Banorët kundërshtojnë ndërtimin, duke pretenduar se janë tokat e tyre dhe nuk u kompensuan nga kompania private që po ndërton.

Ndërkohë, Avokati Ndue Pjetra e cilësoi kërkesën për arrestimin e banorëve si një manovër të Policisë së Shkodrës për të frenuar protestat. Pjetra tha gjithashtu se banorët kërkojnë tokat e tyre dhe nuk e kanë problem të protestojnë e të përballen me Policinë dhe bandën e tokave.

“Qëllimi kryesor i tyre është të mundohen me çdo kusht që të mos protestojnë këta persona. Banorët kërkojnë tokat e tyre dhe nuk e kanë problem të protestojnë e të përballen me Policinë dhe bandën e tokave. Pavarësisht dokumenteve që janë falsifikuar për t’u marrë tokat, banorët nuk dorëzohen. Ka pasur përplasje dhe madje mund të godisnin njëri-tjetrin në atë situata, ata tentuan vetëm të largonin mjetin, fadromën nga toka e tyre.

Kemi lajmëruar vetë Policinë u kemi thënë “na keni shpallur në kërkim” dhe se si do procedojmë. Protesta do vazhdojë më tej, ka solidarizim, nuk ka tërheqje. Ata e dinë shumë mirë, po vonojnë zbardhjen e të vërtetës, presim e 2-3 ditë vendimin e Administratives, se dokumentet janë false, dihet ajo dhe do të dalë”, tha avokati./Dosja.al

banorët e baks-rrjollit

Sondazh

Poll