Aktualitet

Aksident në Vishocicë të Devollit, humb jetën një 85-vjeçare

Një makinë e cila ishte duke lëvizur mbrapsht ka përplasur një këmbësore.

2 Mars 2026, 15:08 Nga E.d
Aksident në Vishocicë të Devollit, humb jetën një
Foto ilustruse

KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur në në fshatin Vishocicë të Devollit. Një makinë e cila ishte duke lëvizur mbrapsht ka përplasur një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një 85-vjeçare.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Devoll/Informacion paraprak

Rreth orës 14:15, në fshatin Vishocicë, shtetasi A. P., 49 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se duke lëvizur mbrapsht me automjet, është përfshirë në aksident me shtetasen A. M., 85 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes, humbi jetën. 

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Dosja.al

aksident devoll viktima

Sondazh

Poll