Aktualitet

Do trafikonte 350 kg kanabis drejt Greqisë përmes një kamioni, shpallet në kërkim një person

Ai u shpall në kërkim nga policia, pasi në kamionin e tij u gjetën rreth 350 kilogramë Cannabis Sativa.

2 Mars 2026, 14:37 Nga E.d
Do trafikonte 350 kg kanabis drejt Greqisë përmes një
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka shpallur në kërkim ditën e sotme një 43-vjeçar, banues në Tiranë. Ai u shpall në kërkim nga policia, pasi në kamionin e tij u gjetën rreth 350 kilogramë Cannabis Sativa.

Dyshohet se sasia e lëndës narkotike do të transportohej drej Greqisë. Policia po heton më shumë mbi rastin.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vijm të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Risku”, shpallën në kërkim shtetasin N. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, pronari i kamionit ku u gjetën rreth 350 kilogramë Cannabis Sativa, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin E. Q., drejtuesi i kamionit, i cili u arrestua më datë 27.02.2026, për të trafikuar në Greqi, lëndën narkotike që u gjet e fshehur në kamion. Punohet për kapjen e shtetasit N. S.,” thuhet në njoftimin e policisë./Dosja.al

kanabis greqi kamion

Sondazh

Poll