Aktualitet

Pas 10 ditësh e bllokuar, hapet nesër aksi rrugor Librazhd-Prrenjas

Ai tha se kjo është bërë e mundur pas ndërhyrjes intensive nga ekipet në terren dhe punës së pandërprerë me mjete dhe punëtorë të shtuar.

2 Mars 2026, 15:12 Nga E.d
Pas 10 ditësh e bllokuar, hapet nesër aksi
Foto ilustruse

TIRANË- Aksi rrugor Librazhd-Prrenjas, i cili ka qëndruar për 10 ditë i bllokuar do të hapet ditën e nesërme për të gjithë kalimtarët. Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), përmes një pronocimi për mediat. Ai tha se kjo është bërë e mundur pas ndërhyrjes intensive nga ekipet në terren dhe punës së pandërprerë me mjete dhe punëtorë të shtuar.

“Pas ndërhyrjes intensive nga ekipet në terren dhe punës së pandërprerë me mjete dhe punëtorë të shtuar, nesër në orën 12:00 do të jetë e mundur hapja për qarkullim e segmentit rrugor në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës””, deklaroi drejtori i ARSH, Ami Kozeli.

ARSH thekson se qarkullimi do të lejohet për të gjitha kategoritë e mjeteve, ku përfshihen automjetet e vogla, mjetet e transportit dhe kamionët.

Aksi do të hapet ditën e nesërme në orën 12:00. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e vendosura në segmentin ku janë kryer punimet. Hapja e rrugës pritet të lehtësojë qarkullimin dhe të rikthejë normalitetin për banorët dhe bizneset e zonës, lëvizja e të cilëve ka qenë e bllokuar prej gati 10 ditësh./Dosja.al

 librazhd-prrenjas arrsh juglindje

Sondazh

Poll