Aktualitet

Telefonatë me Presidentin e EBA-s/ Rama: Shqipëria mbështet sovranitetin e Emirateve

Mësohet se në këtë komunikim, Rama e cilësoi agresionin si një shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke garantuar mbështetjen e plotë të Tiranës për masat që Emiratet do të ndërmarrin për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e tyre kombëtare

2 Mars 2026, 14:25 Nga D.S
Telefonatë me Presidentin e EBA-s/ Rama: Shqipëria mbështet
Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Mohamed bin Zayed Al Nahyan

TIRANË-  Shqipëria ka dënuar sulmet iraniane ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, një qëndrim i bërë publik pas bisedës telefonike mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Mësohet se në këtë komunikim, Rama e cilësoi agresionin si një shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke garantuar mbështetjen e plotë të Tiranës për masat që Emiratet do të ndërmarrin për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e tyre kombëtare. Dy liderët ndanë shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e shpejtë të situatës ushtarake në rajon.

Në këtë bisedë u theksua gjithashtu, nevojën urgjente për ndalimin e tensioneve, duke paralajmëruar se zgjerimi i konfliktit mund të sjellë një paqëndrueshmëri të rrezikshme me pasoja të rënda. i përfundim, Presidenti i Emirateve falënderoi kryeministrin shqiptar për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar në këtë moment delikat./Dosja.al

emiratet sulmet iraniane edi rama

Sondazh

Poll