Aktualitet

U emërua pas shkarkimit të Prodës, Sokol Bizhga merr detyrën si Drejtor i komanduar i Policisë së Shtetit

Ndryshimin e drejtimit e ka bërë ministrja e Brendshme Albana Koçiu ditën e sotme dhe shkresa e firmosur nga ajo i është dërguar Bizhgës.

2 Mars 2026, 14:08 Nga E.d
U emërua pas shkarkimit të Prodës, Sokol Bizhga merr
Sokol Bizhga

TIRANË- Sokol Bizhga ka marrë sot detyrën si Drejtor i Komanduar i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ndryshimin e drejtimit e ka bërë ministrja e Brendshme Albana Koçiu ditën e sotme dhe shkresa e firmosur nga ajo i është dërguar Bizhgës.

U emërua pas shkarkimit të Prodës, Sokol Bizhga merr

Bizhga u emërua pas shkarkimit të Ilir Prodës nga strukturat e Policisë së Shtetit ditën e sotme. Sipas Ministrisë së Brendshme, Proda u shkarkua me arsyetimin se gjatë protestës kombëtare të opozitës të 28 shkurtit nuk u ruajt rendi dhe siguria e qytetarëve. 

Derisa pasuesi i Ilir Prodës të zgjidhet me konkurs, Sokol Bizhga do të qëndrojë në këtë detyrë derisa. Pjesë e garës do të jenë të gjitha ata që mbajnë gradën Drejtues, Drejtues i Parë dhe Drejtues i Lartë në Policinë e Shtetit. /Dosja.al

sokol bizhga ilir proda elton alushi

Sondazh

Poll