Aktualitet

Përfshihet nga flakët apartamenti në një pallat në Elbasan, panikosen banorët

Menjëherë pasi janë njoftuar, dy automjete të shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje dhe ndërhynë me shpejtësi për të neutralizuar flakët, duke e vënë situatën nën kontroll brenda pak minutash.

2 Mars 2026, 14:13 Nga D.S
Përfshihet nga flakët apartamenti në një pallat në
Zjarrefikese

ELBASAN- Një vatër zjarri është shfaqur në një apartament në një pallat të vjetër në lagjen "5 Maji" në Elbasan, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Menjëherë pasi janë njoftuar, dy automjete të shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje dhe ndërhynë me shpejtësi për të neutralizuar flakët, duke e vënë situatën nën kontroll brenda pak minutash.

Sipas verifikimeve paraprake, shkaku i incidentit dyshohet të ketë qenë një defekt në sistemin e aspirimit të apartamentit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar dhe banorët kanë qenë jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht, autoritetet po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar me mirëmbajtjen e pajisjeve shtëpiake për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen./Dosja.al

zjarrefikese elbasan

Sondazh

Poll