Politike

Thirrja e Metës për tubim/ Spiropali: Zoti e ndihmoftë presidentin, as Luli e as populli  s’i bëjnë derman

19 Shkurt 2020, 14:26 Nga DOSJA
Thirrja e Metës për tubim/ Spiropali: Zoti e ndihmoftë

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta pas deklaratës së këtij të fundit sot se më 2 mars do të zhvillojë një tubim me qytetarët, ku do të lidhin ‘besën’ dhe se prej aty do të fillojë edhe shpartallimi i grushtit të shtetit.

Përmes një postimi në Twitter, Spiropali thotë se Metën nuk e ndihmon dot as Basha dhe as populli, ndërkohë që ‘grushti  shtetit’ ka nisur në kokën e Ilir Metës që prej nisjes së Reformës në Drejtësi dhe do të vijojë sa herë që do të miratohen ligje me konsensus të SHBA-së dhe BE-së.

REAGIMI I ELISA SPIROPALIT: 

Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën.Kjo dihet.Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin!Keqardhja për Presidentin ka sosur.Ajo për I.Metën s’ka të sosur! Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit,ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta.

Në konferencën e sotme presidenti Ilir Meta i bëri thirrje popullit që më 2 mars të dalë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër “grushtit të shtetit”. Meta tha se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë përballë popullit në Bulevard për të shpartalluar grushtin e shtetit. Kreu i shtetit u shpreh se grushti i shtetit po bëhet nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama, pasi po shkelet Kushtetuta me ndryshimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve. Ai nënvizoi se në relacionin që shoqëron projektligjin, KED, Magjistratura dhe Komiteti i Helsinkit nuk kanë dhënë fare mendim ose kanë qenë kundër për këtë çështje.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali ilir meta thirrja e metës për 2 marsin elisa spiropali ilir meta thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll