Politike

Meta thirrje popullit: Më 2 mars dilni në bulevard për të shpartalluar grushtin e shtetit (VD)

19 Shkurt 2020, 12:21 Nga DOSJA
Meta thirrje popullit: Më 2 mars dilni në bulevard për të

Tiranë- Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje popullit që më 2 mars të dalë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër grushtit të shtetit. Meta theksoi se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë përballë popullit në Bulevard për të shpartalluar grushtin e shtetit.  Nuk dihet ende formati i protestës, por Presidenti theksoi se ata që i dërgojnë mesazhe në What’s up, më 2 mars të porosisin poture të gjera.

Biseda: 

Gazetarja: Zoti presidenti ju thatë disa herë gjymëparlamentin. Pse nuk e shpërdanni atë meqë e quani gjymsë parlament? Keni ju emra konkretë për këtë grushtin e shtetit?

Meta: Pjesëmarrje në këtë grusht shteti është qeveria, ai është një parlament jo kushtetues. Çdo ditë do të ketë lajme për grushtin e shtetit. Veprimet e presidentit do të jenë në mbrojtje të Kushtetutës. Nëse kjo godinë është sot një kështjellë e mbrojtjes së Kushtetutës, nga data 2 mars kur do të vendoset dekreti i parë i grushtit të shtetit, pikërisht para popullit shqiptar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” , do të lidhim një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarkëve, me qëllim shpopullimin e këtij vendi, duke e kthyer në një bazë operacionale të krimit të organizuar, por edhe shumë problemeve të tjera.  Ne në 2 mars pasdite ju presim të gjithëve në bulevardin “Dëshmorët “e Kombit”.  Ata që kërkojnë popullin e presidentit në Ëhat’s up të porosisin poture të gjera.

Një ditë më parë  kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një takim me presidentin Ilir Meta. Pas takimit Basha u shpreh se u bind nga Meta se po tentohet që të bëhet një grusht shteti.

Në konferencën e sotme presidenti Ilir Meta u shpreh se grushti i shtetit po bëhet nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama, pasi po shkelet Kushtetuta me ndryshimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve. Kreu i shtetit tha se në relacionin që shoqëron projektligjin theksohej se për ndryshimet në betimin e gjyqtarëve të Kushtetueses është marrë edhe mendimi i shumë institucioneve, mes tyre KED, KLGJ, KLP, Magjistraturës, Komitetit të Helsinkit, etj. Por Meta nënvzoi se KED, Magjistratura dhe Komiteti i Helsinkit nuk kanë dhënë fare mendim ose kanë qenë kundër për këtë çështje.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta shpërndarja e parlamentit thirrja e metës për 2 marsin ilir meta shpërndarja e parlamentit thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll