Politike

“Lani një pjesë të shpirtit”/ Rama i kthehet biznesmenit që ndërtoi shtëpinë e dëmtuar në Sauk: S’do rrimë të t

19 Shkurt 2020, 12:03 Nga DOSJA
“Lani një pjesë të shpirtit”/ Rama i kthehet

TIRANË– Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka viztuar një tjetër shtëpi të rindërtuar për familjen e Naim Myftarit, në Sauk. Gjatë vizitës në familjen Myftari, biznesmeni, i cili ndihmoi në rindërtimin e shtëpisë mori lëvdata nga Veliaj.

“Bashkimi na ka nderu, ne i kërkum me na ndihmu por ka shku përtej”, u shpreh Veliaj.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeminstrit, i cili tha se: “Tani ne s’do rrimë tu të lavdëru ty vëlla”.

“Tani ne s’do rrimë tu të lavdëru ty vëlla. Tani, që të jesh i qartë ti dhe të gjithë ju që jeni biznesmenë , kur bëni të tilla gjëra e bëni për veten tuaj, jua kthen jeta, puna, gjithësia, lani një pjesë të shpirtit, se të gjithë s’e lani dot. Shumë mirë ke bërë. Për veten tënde e kë bërë se ne si me ty si pa ty do e kishim bërë vetë”, tha kryeministri Rama.

Biznesmeni: Kryesisht puna.

(a.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama erjon veliaj naim myftari rama ne sauk edi rama erjon veliaj naim myftari rama ne sauk

Sondazh

Poll