Politike

VIDEO/ “Do heq taksën e Rrugës së Kombit”, Basha ulet me kuksianët, u premton kthimin e fëmijëve nga emigrimi, qytetar

19 Shkurt 2020, 11:37 Nga DOSJA
VIDEO/ “Do heq taksën e Rrugës së Kombit”, Basha ulet

KUKËS– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ulur sot në një shtëpi të disa qytetarëve kuksianë. Në videon e publikuar nga vetë Basha në profilin e tij në Fcaebook, shihet se si kryedemokrati është ulur në një divan në shtëpinë e disa kuksianëve dhe bisedon për shqetësimet e tyre. Ajo që bie në sy është fakti se qytetarët e Kukësit ankohen për fëmijët që u janë larguar jashtë vendit dhe këtë e thotë edhe njëri prej personave që diskuton me Bashën dhe punon shofer në linjësn Tiranë-Bruksel.

Kryedemokrati u shpreh se rregullimi i ekonomisë do të bëjë që linja në të cilën punon burri në fjalë, të mbushet nga Brukseli në Kukës dhe jo anaasjelltas. Basha shtoi në fund se gjëja e parë që do të bëjë është heqja e tarifës së Rugës së Kombit, për të cilën pati edhe diskutime në video.

Biseda në video

Lulzim Basha: Mirëse të gjej. Fëmijët si janë?
Gruaja e shtëpisë: Mirë, s’i kemi këtu hiç
Lulzim Basha: A i ke këtu, ku i ke?
Gruaja e shtëpisë: Në Amerikë
Burri i shtëpisë: Kanë ik, jemi gjashtë vëllezër, 30 djem i kemi sot. Të gjithë i kemi jashtë shtetit. Vetë si person kam qenë kasap. Pastaj më ka futur në burg 1 vit e gjysmë për drita…Pasuria më e madhe për pridnin është të shkollojë fëmijët.
Lulzim Basha: Ashtu është…
Burri i shtëpisë: Po të shkollosh një fëmijë, 5 vjet, të paktën do 25 milion lekë. 4 fëmijë kam shkolluar, të katërt i kam përzënë nga shtëpia.
Një tjetër burrë: Unë ja një shofer që punoj Tiranë-Bruksel. Të gjithë po ikin. 50 deri në 60 që i çojmë andej nuk po shohim 2 veta, 3 kthehen…
Lulzim Basha: Për ta zgjidh e zgjidh ekonomia. Kur këto pasuritë e Kukësit t’i vendosim të punojnë për kuksianët, autobuzat do të mbushen Bruksel-Kukës dhe jo Kukës-Bruksel.Dhe ky është plani, por besim duhet me pas. Se këto punë që bëmë nuk duhet t’i harrojmë. RRugën s’duhet ta harrojmë.
Burrat: S’i harrojmë ato , asnjë…
Lulzim Basha: Dyfishimin e rrogave të mësuesve nuk duhet t’i harrojmë, biznesi që eci në atë periudhë. Po 2005-2009 edhe socialistët thonë kanë qenë shumë mirë.
Burri i shtëpisë: Partia Demorkatike e bëri e ky na vuri taksën, 45 euro e gjysëm për të kaluar andej.
Lulzim Basha: Ditën e parë kam për ta hequr. Mos lini njeri pa ja thënë. Si për ty, si për Fadilin, si për të gjithë prindërit e Kukësit, ata fëmijë që ua ka larguar skamja, padrejtëisa dhe kjo qeveri, do të bëj gjithçka që t’jua kthej dhe të punojmë këtu me dinjitet. Edhe babin e këtyre kemi për ta kthyer, me e kthy me dëshirë e jo me zor. Edhe këta kanë për tu rritur dhe kanë për të ndërtuar jetën e tyre këtu. Dhe kanë për të qenë krenarë për babën e gjyshin…

Kreu i PD prej ditësh ka bërë publike strategjinë e re të komunikimit, ku po takohet me grupe interesi të ndryshme me siglën #PotëDëgjoj. Basha shkruan se ai dëgjon të gjitha hallet e qytetarëve dhe atyo do zgjidhen kur ai të vijë në pushtet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne kukes lulzim basha basha ne kukes lulzim basha

Sondazh

Poll