Politike

“Besëlidhje kundër grushtit të shtetit”/ Meta publikon posterin pas thirrjes së fortë për qytetarët (FOTO)

19 Shkurt 2020, 14:21 Nga DOSJA
“Besëlidhje kundër grushtit të shtetit”/ Meta

TIRANË- Presidenti I vendit Ilir Meta ka lajmëruar se në datën 2 mars, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përpara Kryeministrisë, me popullin shqiptar do lidhet një besëlidhje “për të shpartalluar regjimin e oligarkëve’. Pak pas kësaj deklarate, kreu i shtetit postoi në Facebook posterin me shkrimin: “Më 2 mars besëlidhje kundër grushtit të shtetit.”

Në konferencën e sotme presidenti Ilir Meta i bëri thirrje popullit që më 2 mars të dalë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër grushtit të shtetit. Meta tha se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë përballë popullit në Bulevard për të shpartalluar grushtin e shtetit. Kreu i shtetit u shpreh se grushti i shtetit po bëhet nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama, pasi po shkelet Kushtetuta me ndryshimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve. Ai nënvizoi se në relacionin që shoqëron projektligjin, KED, Magjistratura dhe Komiteti i Helsinkit nuk kanë dhënë fare mendim ose kanë qenë kundër për këtë çështje.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta thirrja e metës për 2 marsin ilir meta thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll