Politike

“Luli i shkretë s’e ka pasur mendjen, ka qenë në gjumë”/ Rama ironizon Bashën nga Sauku pasi banorët i ‘qajnë hal

19 Shkurt 2020, 11:52 Nga DOSJA
“Luli i shkretë s’e ka pasur mendjen, ka qenë në

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në shtëpinë e Naim Myftarit në Sauk, të cilit një biznesmen i ka ndërtuar shtëpinë, pasi iu prish nga tërmeti i 21 shtatorit të vitit të kaluar. Nuk kanë munguar edhe bisedat e Ramës me familjarët, ku ndër të tjera ata i janë qarë, teksa i kanë thënë se kur Lulzim Basha ishte kryetar bashkie iu hoqi nga puna kryefamiljarin.  Rama është shprehur ” se nuk ka bërë Luli këtë, se kanë qenë në gjumë”.

Biseda: 

Rama: Jenë në shkollë ti?

Djali: Po në shkollë.

Gruaja: Punonte i shkreti kamarier, shkonte edhe në punë pasdite.

Rama: Shumë mirë të punojë,

Veliaj: I thashë tani që mbaruam këtu, të vijë të punojë të bëjmë shtëpitë e të tjerve.

Rama: Jo mo është hall i madh, s’ka punë, s’ka punë.

Gruaja: Jo mo fëmijët janë dembela.

Rama: Me këtë rindërtim do hapen vende pune pa fund. Dua vend pune, po e duan në shtet, se duan rrogën pa punë.

Burri: Këtë na e hoqi luli nga puna.

Rama: Po s’e ka hequr Luli i shkretë, se ka pasur mendjen, se ka qenë në gjumë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll