Politike

Meta thirrje popullit që të dalë më 2 mars në bulevard: Do firmos dekretin e parë kundër grushtit të shtetit, Rama të p

19 Shkurt 2020, 09:27 Nga DOSJA
Meta thirrje popullit që të dalë më 2 mars në bulevard:

Tiranë- Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediet, i bëri thirrje popullit  që më 2 mars të dalë në bulevardin”Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë për të lidhur besën për të shpartalluar atë që e quan grusht shteti. Meta teksa u ngacmua me pyetje nga gazetarët për deklaratën e shpërndarjes së parlamentit, nuk u përgjigj drejtëpërdrejt, por theksoi se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë përballë popullit në Bulevard për të shpartalluar grushtin e shtetit.

Kreu i shtetit i dha një përgjgje Edi Ramës, pas deklaratës së këtij të fundit “Ku e ka popullin presidenti, në WhatsApp?’, pasi theksoi se “Ata që kërkojnë popullin e Presidentit të WhatsApp të përgatisin poturet e gjera më 2 mars.” 

Po kështu në konferencën e sotme Meta publikoi sipas tij, provat e grushit të shtetit dhe tha se përgjegjësi kryesor është Edi Rama. Ai theksoi se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese mund të betohen vetëm tek Presidenti dhe se qeveria po shkel Kushtetutën me ndryshimin e ligjit. Kreu i shtetit nënvizoi se në relacionin që shoqëron projektligjin theksohet se për ndryshimet në betimin e gjyqtarëve të Kushtetueses është marrë edhe mendimi i shumë institucioneve, mes tyre KED, KLGJ, KLP, Magjistraturës, Komitetit të Helsinkit, etj. Por sipas tij, KED, Magjistratura, Komiteti i Helsinkit dhe disa institucione të tjera nuk kanë dhënë fare mendim ose kanë qenë kundër për këtë çështje.

Një ditë më parë  kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një takim me presidentin Ilir Meta. Pas takimit Basha u shpreh se u bind nga Meta se po tentohet që të bëhet një grusht shteti.

Më herë më 8 dhjetor të vitit të kaluar, Presidenti bëri tentativën e parë për të zbritur në shesh në Qytet Studenti, pasi foli për një tubim. Por ky tubim u anulua pas tragjedisë së 26 nëntorit të vitit të kaluar, ku humbën jetën 51 persona.  Nuk dihet ende nëse Meta do të lejohet që të mbledhë popullin në  bulevard më 2 mars pasi tri qarqet, Tiranë, Durrës dhe Lezhë janë në gjendje emergjence,  deri më 31 mars për shkak të tërmetit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta shpërndarja e parlamentit thirrja e metës për 2 marsin ilir meta shpërndarja e parlamentit thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll