Politike

Meta: S’po gjejmë ku është realizuar betimi i Arta Vorpsit, as ‘Venecia’ s’e ka gjetur, afati ka skaduar (VD)

19 Shkurt 2020, 12:16 Nga DOSJA
Meta: S’po gjejmë ku është realizuar betimi i Arta Vorpsit,

TIRANË-Presidenti Ilir Meta gjatë fjalës së tij është shprehur se ligji qëndron në zbatim të Kushtetutës dhe jo në përdhunim të saj. Kreu i shtetit u shpreh se Gjykata Kushtetuese ka thyer rolin e presidentit, duke theksuar sërish se akti i betimit bëhet vetëm para presidentit. Meta tha se as Komisioni i Venecias që ka ardhur për opinion në Tiranë, nuk e ka gjetur këtë akt, por Qendra e Botimeve Zyrtare, sipas tij, i ka refuzuar kërkesën që t’ia vendosë në dispozicion. Kreu i shtetit i paralajmëroi drejtuesit e këtij institucioni se do të mbajnë përgjegjësi të plotë.

“Ligji është në zbatim të kushtetutës jo në përdhunim të saj.Akti i betimit duhet të bëhet vetëm para presdentit. Kjo ndryshe shmang një kompetencë të presidentit sipas Helsinkit. Akti i betimit s’mund të jetë formal, duhet të kemi konsideratë për presidentin. Vetë GJK ka thyer rolin e rëndësishëm të presidentit të Shqipërisë. Ne çuditemi kur ka një rast që parlamenti respekton ligjin.Jam këtu për të kërkuar të gjithë ndihmën e popullit për të çmontuar grushtin e shtetit, që në emër të disa bandave kombëtare dhe ndërkombëtare, por edhe një pjese të mafies ndërkombëtare që i mbështet hapur aktivitetin në dhunim të sovranitetit. Kemi një problem të madh, nuk po gjejmë dot aktin me të cilin është kërkuar dhe realizuar botimi në Fletoren Zyrtare i gjoja shpalljes në emër të KED Arta Vorpsit anëtare Kushtetuese. Akt me të cilin Kuvendi e konsideroi të zgjedhur dhe vijoi punët e mbrapshta. Ky është shqetësim, pasi parlamenti ka thirrur komisionin e Venecias dhe as ata nuk e kishin gjetur dhe ne nuk e kemi zyrtarisht, pasi duhet të jemi seriozë me komisionin e Venecias.Prandaj i kam kërkuar para 48 orëve, ka skaduar afati, QKZ dhe i është drejtuar me këtë mënyrë “Datë 9 nëntor rezulton të jetë botuar vendimi. Presidenti kërkon menjëherë dërgimin e të dhënave mbi mënyrën e administrimit të kërkesës zyrtare për betimin të vendimit për KED, shoqëruar me praktikën dhe botimit të aktit. Në mos përgjigje, personat përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi. Për informacionet që kërkon Presidenti institucionet duhet të përgjigjen menjëherë. Na duhet akti që Komisioni i Venecias të jetë edhe më i ndriçuar pas takimit me anëtarët e KED-së së vjetër”,  tha Meta.

Në konferencën e sotme presidenti Ilir Meta i bëri thirrje popullit që më 2 mars të dalë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër grushtit të shtetit. Meta tha se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë përballë popullit në Bulevard për të shpartalluar grushtin e shtetit. Kreu i shtetit u shpreh se grushti i shtetit po bëhet nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama, pasi po shkelet Kushtetuta me ndryshimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve. Ai nënvizoi se në relacionin që shoqëron projektligjin, KED, Magjistratura dhe Komiteti i Helsinkit nuk kanë dhënë fare mendim ose kanë qenë kundër për këtë çështje.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arta vorpsi ilir meta komisioni i venecias thirrja e metës për 2 marsin arta vorpsi ilir meta komisioni i venecias thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll