Politike

Komisioni i Sigurisë miraton aktin normativ Anti-KÇK/ Rovena Voda: Krimi do të japë llogari te struktura e re. Braho: Apliki

19 Shkurt 2020, 11:31 Nga DOSJA
Komisioni i Sigurisë miraton aktin normativ Anti-KÇK/ Rovena Voda:

TIRANË– Komisioni i Sigurisë miratoi ditën e sotme me vetëm 2 vota abstenim aktin normativ për “anti-KÇK”. Akti u miratua në 31 Janar të këtij viti nga qeveria, për sekuestrimin e pasurive të paligjshme të vendosura nga aktiviteti i organizuar kriminal.

E pranishme në këtë Komision ishte edhe zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda, e cila tha para deputetëve se momentalisht është në zbatim akti normativ, duke iu referuar operacioneve të OFL-së, për të cilën shtoi se është përgjegjëse për luftimin e kriminalitetit.

Voda tha se janë parashikuar tre lloj masash kundër subjekteve të këtij akti normativ. Zv.minisrtrja Voda u shpreh se subjektet që tashmë janë subjekt i ligjit pas 31 Dhjetorit, do të duhet të japin llogari përpara njësive të reja për krimin.

“Akti normativ ka për qellim marrjen e masave për luftën kundër terrorizmit, krimeve të rënda, synohet ashpërsimi ndaj grupeve dhe organizatave kriminale të përfshira në krime të rënda. Jemi në një situatë ku ka filluar zbatimi i këtij akti normativ, ka një strukturë të veçantë në polici, OFL- ja, e cila është përgjegjëse për luftimin e kriminalitetit. Janë parashikuar 3 lloj masash kundër subjekteve të këtij akti normativ, masa me karakter pasuror, personal dhe ekonomik. Nëse do të merren nga jashtë ekspertë për hetimet në fushën pasurore do të paguhen”, u shpreh Voda.

Braho theksoi se procedurat e aplikimit të aktit duhet të jenë serioze dhe shumë të goditura.

“Kam një merak, bëni kujdes për modalitetet dhe  procedurat e aplikimit të aktit, duhet të jenë shumë serioze, shumë të goditura dhe me qëllimin që të mos deskritikoni zbatimin aktit por të jenë dhe të studiuara”, tha Braho.

Pas miratimit nga qeveria, brenda 45 ditëve akti normativ duhet që të aprovohet në Parlament.Prej më shumë se 2 javësh, OFL ka zbritur në terren për sekuestrimin e pasurive dhe dërgimin e kërkesave për justifikim nga subjektet e këtij akti.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akti normativ anti kçk komisioni i sigurise rovena voda akti normativ anti kçk komisioni i sigurise rovena voda

Sondazh

Poll