Politike

Cakaj takime me Konjufcën, Thaçin, Kurtin e Osmanin: Shqipëria e angazhuar për të rritur njohjet e Kosovës (FOTO+VD)

19 Shkurt 2020, 13:17 Nga DOSJA
Cakaj takime me Konjufcën, Thaçin, Kurtin e Osmanin: Shqipëria

KOSOVË– Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, që prej marrjes së detyrës.

Gjatë vizitës në Prishtinë, në këtë moment shumë të rëndësishëm, sa i takon bashkëpunimit dypalësh mes shteteve tona, Cakaj zhvilloi një sërë takimesh me krerët më të lartë të Kosovës.

Fillimisht, Cakaj u takua me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca. Gjatë takimit homologët shprehën gatishmërinë e tyre të plotë për nxitjen e bashkëpunimit strategjik e gjithëpërfshirës në fushën e politikës së jashtme me qëllim shfrytëzimin e plotë të mundësive dhe harmonizim të objektivave strategjike dhe diplomatike kombëtare. Gjithashtu, sa i përket zhvillimeve rajonale, palët diskutuan për thellim të bashkëpunimit rajonal dhe shumëpalësh. Cakaj siguroi homologun Konjufca, se Shqipëria do të vijojë angazhimin në mbështetje të Kosovës në procesin e avancimit të njohjeve dhe anëtarësimeve në nismat rajonale dhe organizatat ndërkombëtare.

Më pas, Cakaj zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Në takim, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera e vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjithashtu, theksuan rëndësinë e konkretizimit të Partneritetit Strategjik e gjithëpërfshirës mes Shqipërisë dhe Kosovës, si një model për inkurajimin e bashkëpunimit rajonal.

Gjithashtu, Kryediplomati u takua me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Palët vlerësuan bashkëpunimin midis të dy kuvendeve dhe komisioneve parlamentare në vite, si dhe shprehën angazhimin e qeverive për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar, si një shtysë për avancimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi edhe një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë takimit, palët u dakordësuan për rëndësinë e vlerësimit të imtësishëm dhe vënies në zbatim të marrëveshjeve të arritura gjatë pesë G2G mes dy vendeve, si dhe rritjen e koordinimit mes institucioneve dhe qeverive të dy vendeve në funksion të forcimit të rolit të shqiptarëve ne rajon dhe forcimit dhe promovimit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

(a.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti gent cakaj gent cakaj takime ne kosove hashim thaci albin kurti gent cakaj gent cakaj takime ne kosove hashim thaci

Sondazh

Poll