Politike

Post-Protesta/ Ish deputeti i PD viziton të lënduarit në spital: Protestuesi ka humbje shikimi

16 Mars 2019, 16:03 Nga DOSJA
Post-Protesta/ Ish deputeti i PD viziton të lënduarit në spital:

TIRANË- Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka vizituar në ambientet e spitalit protestuesit, të cilët morën lëndime gjatë protestës së sotme të opozitës,(Lexo këtu) para parlamentit.

Në një postim në rrjetet sociale, Boçi shkruan se Junta ushtarako-policore e Ramës ka ushtruar dhunë dhe ka goditur qytetarët.

Sipas ish-deputetit demokrat, përdorimi i lëndëve helmuese,ka sjellë dëmtime serioze për protestuesit.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit

Brutaliteti i policisë, me përdorimin e lëndëve helmuese, mbi protestuesit ka sjellë dëmtime serioze për ta. Junta ushtarako-policore e Ramës ka ushtruar dhunë dhe ka goditur qytetarët. Kodhel Çala është sulmuar nga afër me pistoletë lënd-hedhëse, drejt e në sy. Ka humbje shikimi dhe komplikacione në frymëmarrje. Flamurmbajtësi, i veshur me simbolet e flamurit, Ago Nuhaj, goditet dhe ai. Gjendja shëndetësore është e agravuar me shikimin dhe frymëmarrjen. Ky është regjimi i “hajdutit” psiqik.
Fundi është afër!

Opozita ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë, ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndar.

Më pas, kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes, janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës, Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazi lotsjelles mbi protestuesit luciano boci protesta e opozites 16 mars 2019 gazi lotsjelles mbi protestuesit luciano boci protesta e opozites 16 mars 2019

Sondazh

Poll