LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga rrethimi i Kryeministrisë tek përplasja tek Kuvendi, Basha mbyll protestën: S’ka demokraci pa stabilitet (FOTO+VIDEO)

16 Mars 2019, 06:37 Nga DOSJA
Nga rrethimi i Kryeministrisë tek përplasja tek Kuvendi, Basha mbyll

TIRANË– Për rreth 4 orë mes flakadanëve, shashkave dhe vuvuzelave është zhvilluar protesta e opozitës së bashkuar poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama duke u zhvendosur më pas para Kuvendit. Tre herë ka marshuar opozita nga kryeministria, tek Kuvendi deri tek busti i liderit historik të PD-së, Azem Hajdarit. Protesta nisi e qetë për t’u tensionuar më pas tek Kuvendi, ku protestuesit tentuan të hynin brenda ambienteve të parlamentit duke u përplasur me policinë. Si pasojë mbetën të lënduar 5 persona, protestues dhe policë. Për të shpërndarë turmën Policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës. Mjete të tilla bënë që protesta të shpërndahej pas 4 orësh. Nga selia blu, Basha e ka mbyllur fjalimin e tij anglisht dhe duke kënduar himnin kombëtar. Gjatë protestës thirrje për qetësi ka bërë presidenti Meta dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar. Ndërsa kryeministri Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës. Policia ka ndërmarrë masa të rrepta për mbarëvajtjen e protestuesve, që sipas PD ishin rreth 60 mijë qytetarë. Ndër to: angazhimin e 1600 efektivëve policie, saldimin e dritareve e dyerve të Kryeministrisë; përdorimin e kamerave dhe agjentëve në turmë. Incidentet kanë qënë të shumta edhe nga ana e raportuesve të terrenit. Gazetarja Klodiana Lala u shpreh, se për disa minuta nuk mundi të raportonte live pasi pajisjet e transmetimit u dëmtuan. Opozita e bashkuar dhe me mandatet e djegura kërkon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Pas ikjes së tij nga pushtetit, opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të parakohshme parlamentare. Sipas tyre zgjedhjet e 2017-tës janë të blera nga paratë e krimit. 

[sgallery url=”https://dosja.al/protesta-e-16-marsit-opozita-rrethon-kryeministrine-360-grade/”]

ZHVILLIMET ORË PAS ORE TË PROTESTËS SË OPOZITËS:

Ora 15:00 Basha mbyll protestën dhe mbledh aleatët, protestuesit shpërndahen

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi ka mbyllur protestën ka thirrur në një takim urgjent aleatët. Mësohet se Basha pas mbylljes së fjalës së tij para protestuesve është futur në seli, ku dhe po zhvillon një takim me aleatët.

Ora 14:40 – Policia hodhi gaz lotsjellës mbi turmën e protestuesve, vajza e vogël mbulon sytë

Policia hodhi gaz lotsjells për të shpërndarë protestuesit, të cilët qëlluan me gur e sende të forta drejt kordonit të policisë. Mes atyre që iu është dashur të përballen me gazin lotsjellës, është edhe një vajzë e vogël.

Ora 14:45- Basha demokrat i zjarrtë, edhe zemrën e ka djathtas (Video)

Basha vendosi dorën e majtë mbi anën e djathtë të kraharorit ndërkohë që si parim dhe e shkruar në protokollin e shtetit është se në nder të himnit kombëtar shqiptar dora e djathtë vendoset mbi anën e majtë të kraharorit, mbi zemër. 

Ora 14:30– Policia ultimatum qytetarëve: Për 5 minuta do të shpërndaheni me dhunë

Policia e Shtetit ka reaguar për protestën e opozitës dhe është shprehur se qytetarët po kryejnë akte të rënda dhunë kundër efektivëve. Në një deklaratë për mediat ka ashpërsuar gjuhën duke paralajmëruar protesuesit se nëse nuk largohen për 5 minuta do të përdoret forca dhe mjetet e tjera.

Ora 14: 19- Tensionohet sërish situata te Parlamenti, Garda hedh gaz lotsjellës, Basha: S’ka paqe pa larguar Ramën

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është bashkuar sërish protestuesve dhe është duke marshuar me ata. Ai nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve që sesa do të qëndrojnë në shesh dhe se çfarë plani ka sot opozita për protestën.

Ora 14:18 – Ambasada e Britanisë: Protestoni në mënyrë paqësore, dhuna minon demokracinë

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman, ka reaguar për protestën e opozitës duke kërkuar nga qytetarët që të tregohen të përmbajtur. Sipas Norman,  të gjithë kanë të drejtë për të protestuar, por askush nuk duhet të përdorë dhunë.

Ora 14:06 – Dhuna në protestë, Meta: Ruani qetësinë, evitoni konfrontimet

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për protestën e opozitës, e cila ka kaluar në dhunë. Në një deklaratë drejtuar mediave Meta shkruan se protesta duhet të vijojë e qetë.

Ora 13:27 – Qytetarët tentojnë të futen brenda në Kuvend, përplasen me policinë, plagosen 5 persona

Protestuesit e opozitës kanë tentojnë të futen brenda në Kuvend. Ata janë përplasur me policinë duke arritur të çajnë edhe kordonin rrethues. Sapo situata është tensionuar, policia ka hedhur gaz lotsjellës, i cili ka bërë që turma të shpërndahet. Si pasojë 5 persona janë lënduar.

Në marshimin e tretë, opozita e bashkuar dhe protestestuesit kanë lënë kryeministrinë dhe kanë shkuar në ambientet e Kuvendit. Protestuesit udhëhiqen nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe nga ish-deputetë të tjerë të forcave opozitare.

Rinis marshimi i tretë i PD-së, rreth godinës së kryeministrisë për t’u drejtuar më pas tek ministria e Brendshme ose tek sheshi Skënderbej. Ka qënë sërish deputeti i PD-së, Flamur Noka ai që i ka ftuar qytetarët e pranishëm që të bashkohen në marshim.

Demokratja Duma, ishte e pranishme në protestën e opozitës para Kryeministrisë. Duma tha se protesta nuk do të përfundojë sot, por do të vijojë. ”Nuk kam takuar asnjë qytetar që mendon se protesta do të përfundojë sot. Të gjithë thonë se protesta do të vazhdojë. Ju duhet të rrini këtu sot për ta raportuar.”-tha Duma.

Dosja.al sjellë pamjet nga lart, ku shihet sesi opozita me lëvizje ciklike të turmës ka rrethuar gjithë godinën e kryeministrisë. Deri më tani situata është e qetë dhe nuk ka patur tensionim të situatës. Nuk dihen ende cilët janë skenarët e vijimit të protestës.

Ora 12:17 – Strategjia e opozitës, do bëjnë lëvizje ciklike dhe do mbajnë të rrethuar Kryeministrinë

Protestuesit kanë nisur një marshim grup-grupe, dhe kanë rrethuar kryeministrinë. Sipas informacioneve që vijnë nga protesta mësohet se qytetarët do të bëjnë lëvizje ciklike rreth kryeminstisë dhe kërkojnë të mbajnë të rrethuar atë.

Ora 12:09 – Noka thirrje qytetarëve: Rezistoni! Rama e ka fundin afër

Ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës para kryeministrisë i ka bërë thirrje të pranishmëve për rezistencë.

Ora 12:00 – Qytetari nga Lezha vjen në Tiranë: S’do protestoj, do krijoj partinë e re “Shpresa” 

Një qytetar nga Lezha është nisur drejt qytetit të Tiranës për të krijuar një parti të re. Ai shprehet për mediat se nuk do të protestojë por do të krijojë parinë e re që në mënyrë figurative, e quan partia “Shpresa”.

Ora 11:52 – PD përjashtoi Rudina Hajdari, vëllai i saj Kiri krah Bashës në protestë

Vëllai i deputetes së Partisë Demokratike Rudina Hajdari, e cila nuk la mandatin, Kiri Hajdari edhe sot ka qenë në krah të Lulzim Bashës në protestë.

Nga një video e shpërndarë nga zyra e shtypit të PD, shihet që djali i Azem Hajdarit i është bashkuar Bashës.

Ora 11:50- Qytetarët rrethojnë kryeministrinë, përplasen me policinë

Protestuesit kanë rrethuar kryeministrinë duke shkuar edhe nga ana e pasme e godinës duke tentuar që të futen brenda. Qytetarët kanë rrëzuar gardhet metalike dhe kanë nisur përplasjet me policinë.

Ora 11:31 – Rama: Janë në epokën e gurit politik, do ta kalojnë por jo pa dëme

Kryeminisitri Edi Rama nga Berati dënoi vendimin e opozitës për djegien e mandateve duke u shprehur se diçka e tillë do të ndikojë në vendimin e ndërkombëtarëve për çeljen e negociatave.

Ora 11:09- Trafik i rënduar tek Shqiponja, Malltezi: Policia ndalon autobusat (VD)

Një video e publikuar nga anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi, tregon trafikun tek rrethrrotullimi tek ish-Shqiponja, aty ku policia e Shtetit ka ndaluar edhe autobusat që hyjnë nga jugu në Tiranë.

Ora 10:35- Basha hyn në selinë e PD, shoqërohet nga bashkëshortja

Pak para nisjes së protestës së opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në selinë blu. Basha është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela.

Ora 

Banorët e “Unazës së Re” kanë marshuar në këmbë që nga Astirit drejt Kryeministrisë dhe kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama.

Ora 10:07- Mijëra protestues në Tiranë, Rama ndodhet në Berat, publikon videon nga Kalaja

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Berat në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

Ora 10:02- Qytetarët drejt Tiranës, Shkodra mban rekord, ‘zhgënjen’ Gjirokastra

PD pretendon se numri i përafërt i protestuesve nga rrethet shkon në më shumë se 60 mijë qytetarë. Qarku me më shumë protestues është ai i Shkodrës, ndësa ai me më pak është qarku i Gjirokastrës.

Ora 9:51 – Saldohet hyrja e Kryeministrië, bulavardi mbushet me kamera 

Që prej mbrëmjes së djeshme dyert e Kryeministrisë ashtu edhe streha në hyrjen nga Bulevardi janë salduar me llamarina për të mos u dëmtuar në rast të një sulmi nga protestuesit.

Ora 9:47 – Tatimet dhe policia postbllok në kryqëzimin e Valiasit, gjoba për automjetet që vijnë nga veriu

Një postobllok policie është vendosur në kryqëzimin e Valiasit në Kamëz. Bashkë me efektivët e policisë është edhe hetimi tatimor që vendos gjoba dhe ushtron kontrolle ndaj të gjithë furgoneve dhe autobusëve që udhëtojnë nga veriu në drejtim të Tiranës.

Ora 9:26 –  Autobusë dhe makina private, rreth 2 mijë qytetarë nisen nga Vlora

Rreth 2 mijë qytetarë janë nisur drejt Tiranës nga Vlora për të marrë pjesë në protestën e opozitës para kryeministrisë. Protestuesit janë nisur me autobusë, por edhe mjete të shumta private.

Ora 09:10 –  Zbulohet plani i PD: Do qëndrojmë 48 orë në shesh

Sipas informacioneve të Dosja.al nga Partia Demokratike bëhet me dije se se opozita ka kërkuar në polici 48 orë leje për të qëndruar në shesh. Po sipas të njëjtave burime mësohet se policia nuk ka miratuar kërkesën e opozitës, por i ka dhënë leje që të protestojnë deri në mesnatë. Edhe pse Policia nuk ka dhënë leje, nga PD mësohet se qytetarët këtë herë do të qëndrojnë 48 orë në shesh përpara Kryeministrisë.

Ora 8:54 – Blindohet Kryeministria, dritaret vishen me rrjeta hekuri, 1600 efektivë në terren

Të paktën 1600 efektivë policie janë në terren të mbështetur nga disa qindra agjentë civile. Në ndihmë të efektivëve janë vendosur kamera sigurie, drone si dhe automjete me ujë që në raste ekstreme do të përdoren për të shpërndarë turmën. Dosja.al mëson se dritaret dhe dyert e Kryeministrisë janë të veshura me rrjeta hekuri.

Ora 8:45 – Spahia: Shkodranët po nisen drejt Tiranës, Ramës i ka hyrë frika në palcë

Dosja.al mëson se nga qarku Shkodrës janë nisur disa autobusë me qytetarë për të marrë pjesë në protestë. Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia u shpreh se nuk ka një skenar për protestën e sotme pasi gjithçka është në dorën e qytetarëve. Megjithatë ai u shpreh se kryeministri Rama ka frikë.

Ora 8:30 –  Me gazetat e ditës në dorë, Kryemadhi shkon në seli për koordinimet e fundit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zgjedhur që para se të shkojë në protestë, të shkojë në selinë e partisë. Kryemadhi ka në dorë gazetat e ditës. Mesa duket ajo ka zgjedhur që t’i japë dorën e fundit koordinimit të protestës.

Ora 08:00 – Nga qarku i Gjirokastrës 1500 protestues drejt Tiranës

Qindra protestues nga Gjirokastra janë nisur drejt Tiranës, ku do të grumbullohen në Tiranë për të protestuar para Kryeministrisë. Nga i gjithë qarku i Gjirokastrës mësohet se janë nisur rreth 1500 qytetarë.

(K.M./ J.V./ A.B./F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bardh spahia edi rama flamur noka lulzim basha protesta e opozites 16 mars 2019 rrethimi i kryeministrise bardh spahia edi rama flamur noka lulzim basha protesta e opozites 16 mars 2019 rrethimi i kryeministrise

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?