Politike

Basha mbyll protestën dhe mbledh aleatët, protestuesit shpërndahen

16 Mars 2019, 14:03 Nga DOSJA
Basha mbyll protestën dhe mbledh aleatët, protestuesit

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi ka mbyllur protestën ka thirrur në një takim urgjent aleatët.

Mësohet se Basha pas mbylljes së fjalës së tij para protestuesve është futur në seli, ku dhe po zhvillon një takim me aleatët.

Po ashtu dhe protestuesit janë shpërndarë dhe nga sheshi para Kryeministrisë dhe nga sheshi para Kuvendit.

Opozita për më shumë se 4 orë protestoi sot në Tiranë, ku kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët u mblodhën në sheshin para godinës së qeverisë, ku dhe tentuan që ta rrethonin atë. Më pas protestuesit kanë shkuar tek ministria e Brendshme dhe tek Kuvendi. Përpara Kuvendit protestuesit qëndruar gjatë dhe u përplasën me policinë, duke lenë dhe tre efektivë të plagosur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha mbledh aleatet lulzim basha mbyllet protesta 6 mars protesta e opozites 16 mars 2019 basha mbledh aleatet lulzim basha mbyllet protesta 6 mars protesta e opozites 16 mars 2019

Sondazh

Poll