Politike

Poligloti Basha mbyll protestën në anglisht, a e kuptuan protestuesit? (VD)

16 Mars 2019, 14:16 Nga DOSJA
Poligloti Basha mbyll protestën në anglisht, a e kuptuan protestuesit?

TIRANË- 4 orë pasi marshoi rreth e rrotull kryeministrisë, kryetari i demokratëve shqiptarë, Lulzim Basha mbylli protestën.

Në dallim me herët e shkuara, kur protestën Basha e mbyllte si tenor, ose si dirigjent, (Lexo këtu), kësaj here, demokrati provoi një tjetër dhunti. Kryetari i PD, tha në anglisht se opozita nuk do t’i nënshtrohet një qeverie që sipas tij është kriminale.

“Një grusht kriminelësh nuk na mposht dot. Dua t’ju drejtoj në emrin tuaj një mesazh të qartë miqve tanë ndërkombëtarë: No stability without democracy, no stability without justice, no stability, with equality before the law.”-tha Basha.

Kryetari i PD, iu bëri thirrje ndërkombëtarëve që të mbështesin opozitën. Basha bëri thirrje që të mos dëgjojnë Ramën, pasi sipas tij, kryedemokrati e zhyti Shqipërinë në drogë.

“Rama e humbi bastin, u fsheh tuneleve, i frikësuar nga zemërimi popullor. Dua t’ju them se kjo që kemi nisur nuk do të zvogëlohet. Ne nuk do të përçahemi, s’do t’i themi kurrë legjitime një kryeministri dhe një qeverie të kapur.”-tha Basha.

Një pyetje na mundon ne të Dosja.al nëse protestuesit e kuptuan Basha, por me siguri që ky protestuesi këtu, (Lexoje), që pak ditë më parë i premtoi Bashës se do t’a rrëzojë “Nano ik”, e ka kuptuar më së miri.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e opozites 16 mars lulzim basha protesta e opozites 16 mars

Sondazh

Poll