Politike

Basha, demokrat i zjarrtë, edhe zemrën e ka djathtas (Video)

16 Mars 2019, 13:58 Nga DOSJA
Basha, demokrat i zjarrtë, edhe zemrën e ka djathtas (Video)

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i ka dhënë fund protestës së Opozitës për ditën e sotme. Për të tretën herë rresht Basha këndoi himnin kombëtar. Por një detaj i ka shpëtuar kryetarit të Opozitës teksa këndonte himnin.

Basha vendosi dorën e majtë mbi anën e djathtë të kraharorit ndërkohë që si parim dhe e shkruar në protokollin e shtetit është se në nder të himnit kombëtar shqiptar dora e djathtë vendoset mbi anën e majtë të kraharorit, mbi zemër.

Por mesa duket kryetari i Partisë Demokratike është një demokrat aq i zjarrtë saqë edhe zemrën e ka në anën e djathtë të kraharorit.

Opozita ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndar.

Më pas kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike himni kombetar kryetari i opozites lulzim basha partia demokratike protesta e opozites 16 mars 2019 himni kombetar kryetari i opozites lulzim basha partia demokratike protesta e opozites 16 mars 2019

Sondazh

Poll