Politike

Protesta e opozitës/ Veliaj-protestuesve: Si i mbani qytetet nga vini çdo muaj për ekskursion dhune?

16 Mars 2019, 15:58 Nga DOSJA

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas protestës së organizuar nga opozita. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Veliaj ka ironizuar me protestuesit, ndërsa e quan protestën një ekskursion dhune.

Ai shprehet se pavarësisht çfarë ka ndodhur sot, kryeqyteti do të bëhet gati në kohë rekord për festimet e ditës së verës që do të zhvillohen ditën e nesërme.

Postimi i Veliajt:

Une nuk e di si i mbani qytetet prej nga vini çdo muaj për ekskursion dhune, por Tirana jonë kurohet me shumë mund e nuk e pranon këtë lloj bullizmi primitiv ?

Do pastrohet e meremetohet në kohë rekord sot, që nesër të jetë gati për Ditën e Verës e për gjithë qytetarët e vërtetë ?

Për 4 orë, opozita ka zhvilluar protestën e saj kundër qeverisë Rama. Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë nga kryeministria, tek Kuvendi për të shkuar më pas tek busti i Azem Hajdarit. Përplasje ka pasur para Kuvendit, ku për pasojë të lënduar kanë mbetur 5 persona mes tyre dhe policë. Gjatë protestës Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës. Protesta u mbyll në selinë blu, ku Basha foli anglisht dhe këndoi himnin kombëtar.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj protesta e 16 marsit proteta e opozitës erion veliaj protesta e 16 marsit proteta e opozitës

Sondazh

Poll