Politike

Takim me operatorët turistikë/ Rama: Do ndërtojmë Muzeun e Rakisë në Korçë, të Verës në Berat

16 Mars 2019, 14:39 Nga DOSJA
Takim me operatorët turistikë/ Rama: Do ndërtojmë Muzeun e

BERAT- Kryeministri Edi Rama, në kuadër të turit “Bashkia që duam”, i shoqëruar nga ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, zhvilloi një takim me operatorët turistikë të Beratit.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se do të ndërtojmë muzeun kombëtar të rakisë në Korçë, teksa hodhi idenë e ndërtimit të muzeut të verës në Berat.

Kemi dhe një debat të fundit. Në Korçë kemi vendosur të ndërtojmë Muzeun Kombëtar të Rakisë. Këtu në Shqipëri historia ka qenë muzeu kombëtar i luftës, muzeu kombëtar i pavarësisë, muzeu kombëtar i lirisë, muzeu kombëtar i heroizmit, ne në kuadër të programit të 100 fshatrave do ndërtojmë muzeun kombëtar të rakisë. Të gjitha rakitë që prodhohen në Shqipëri, të mbledhura në një muze që është muze do jetë një muze aktiv ku njerëzit do vijnë, do shohin dhe mund jo t’i prekin, por dhe t’i pijnë objektet, që do të jetë një bum i madh për turizmin, i cili dimensionin e pijes e ka dimension të patjetërsueshëm. Ndërkohë, jemi duke diskutuar dhe kjo kërkon një tryezë të veçantë me këta konkurrentët e verës për të ndërtuar një muze të verës shqiptare në Berat.

Kryeministri Edi Rama

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia qe duam edi rama muzeu i rakise muzeu i veres rama ne berat bashkia qe duam edi rama muzeu i rakise muzeu i veres rama ne berat

Sondazh

Poll