Politike

Policia ndalon atë dhe djalin, Luan Baçi: Më q*fshi nënën, mbajeni mend se ç’do t’ju bëj (VD)

16 Mars 2019, 15:31 Nga DOSJA
Policia ndalon atë dhe djalin, Luan Baçi:

TIRANË- Pas protestës së zhvilluar sot nga opozita, policia ka filluar ndalimet e organizatorëve dhe personave që sipas tyre kanë kryer akte të dhunshme në protestë. (Lexo këtu)

Dosja.al ka siguruar një video nga momenti i ndalimit të disa protestuesve, mes të cilëve edhe djali Bruno dhe kryetari i Partisë Demokratike të Fierit, Luan Baçi.

Gjatë bisedës me policët, Baçi pyet vazhdimisht të birin se kush prej tyre e ka qëlluar duke premtuar edhe “hakmarrje.”

“Ore ç’keni me këtë? Çfarë keni me këtë ? Unë jam Luan Baçi dhe ai është djali im. Më q*fshi nënën, mbajeni mend se ç’do t’ju bëj. Kush të gjuajti? Do tua tregoj mirë unë? Çuna mos u trembni se këta janë legenë. Do ta kini personale me mua. Kush e gjuajti? Mbajeni mend çfarë do t’ju bëj.”

Djali i është përgjigjur se nuk kishte qënë polic personi që e qëlloi por se ishte i veshur si civil.

Sot opozita ka zhvilluar për rreth 4 orë një protestë para Kryeministrisë, e cila më pas do të zhvendosej tek Godina e Kuvendit, ku edhe pati përplasje me policinë. Është dashur përdorimi i autoboteve me ujë dhe gazit lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fier luan baci ndalohet djali i luan bacit pd fier luan baci ndalohet djali i luan bacit pd

Sondazh

Poll