Politike

Post-Protesta/ Braçe-Bashës: A të kujtohet Gërdeci? S’ ke popull që të ndjek

16 Mars 2019, 15:44 Nga DOSJA
Post-Protesta/ Braçe-Bashës: A të kujtohet Gërdeci?

TIRANË- Zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka reaguar pas përfundimit të protestës së sotme, (Lexo këtu) organizuar nga opozita e bashkuar para godinës së Kryeministrisë dhe Parlamentit, duke thënë se Basha nuk ka popull që e ndjek nga pas.

Braçe ka postuar në rrjetet sociale një video, ku  shfaqen pamjet me dron të protestës, me një pjesëmarrje jo të lartë.

Zv.kryeministri i kujton liderit të PD-së, edhe tragjedinë me shpërthimin në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec.

Postimi plotë i Erion Braçes

“Kaq je Lulzim, vec kaq! Nuk ke popull dhe ky eshte problemi yt!

E di pse? Sepse Ti dhe Ju e keni vjedhur e vrare popullin! E keni bere si kerkush para e pas jush! A ju kujtohet 15Marsi? A ju kujtohet Gerdeci? Ka Zot lart! Ka Popull te tij ne toke!”

 

 

Kaq je Lulzim, vec kaq! Nuk ke popull dhe ky eshte problemi yt! E di pse? Sepse Ti dhe Ju e keni vjedhur e vrare Popullin! E keni bere si kerkush para e pas jush! A ju kujtohet #15Marsi? A ju kujtohet #Gerdeci? Ka Zot lart! Ka Popull te tij ne toke!

A post shared by Erjon Brace (@erionbrace) on

Opozita ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë, ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndarë.

Më pas kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes, janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës, Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace gerdeci lulzim basha protesta e opozites 16 mars 2019 erion brace gerdeci lulzim basha protesta e opozites 16 mars 2019

Sondazh

Poll