Politike

Protesta e 16 marsit/ Opozita rrethon kryeministrinë 360 gradë

16 Mars 2019, 11:53 Nga DOSJA
Protesta e 16 marsit/ Opozita rrethon kryeministrinë 360 gradë

Mes flakadanëve, shashkave dhe vuvuzelave ka nisur protesta e opozitës së bashkuar poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama. Që në fillim protestuesit kanë rrethuar kryeministrinë, hoqën hekurat rrethuese dhe janë përplasur me efeketivët e policisë. Bashkë me politikanët e pranishëm në shesh, protestuesit po lëvzin në një lëvizje ciklike rreth godinës me kolonën zanore të filmit të “Skënderbeut” në sfond. Në shesh sipas PD, janë mbledhur rreth 60 mijë qytetarë, të cilët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama. Për mbarëvajtjen e protestës janë organizuar rreth 1600 efektivë policie, të cilët asistohen nga drone, kamera sigurie dhe agjentë që janë mes turmës. Dritaret dhe dyert e Kryeministrisë që prej mbrëmjes së djeshme janë salduar llamarina për të mos u dëmtuar në rast të një sulmi nga protestuesit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 mars 2019 protesta e 16 marsit protesta e opozites protesta para kryeministrise 16 mars 2019 protesta e 16 marsit protesta e opozites protesta para kryeministrise

Sondazh

Poll