Aktualitet

I ra gur në kurriz/Aksidentohet punëtori i ndërtimit në Tiranë, po punonte tek objekti pas Presidencës

10 Shkurt 2020, 10:46 Nga DOSJA
I ra gur në kurriz/Aksidentohet punëtori i ndërtimit në

Tiranë- Mëngjesin e sotëm është aksidentuar në Tiranë, punëtori 41-vjeçar me iniciale Xh.D, teksa po punonte në një objekt që ndërtohet pranë godinës së Presidencës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se punëtorit i ka rënë një gur në kurriz, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende nëse për punëtorin ishin të garantuara kushtet e sigurisë në punë nga kompania përgjegjëse e ndërtimit.

 

Muajt e fundit kanë qenë të shumta aksidentet në punë. Më 16 gusht të vitit të kaluar një skelë u shkëput nga një pallat në Tiranë dhe humbën jetën dy punëtorë, Orjan Kodra dhe Ergys Brahimaj. Po kështu paj javë më parë në Durrës humbi jetën 62-vjeçari Thoma Rusa, roje i një kantieri ndërtimi, pasi ra nga kati i dytë i objektit. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet punëtori në tiranë gur në kurriz punëtorit aksidentohet punëtori në tiranë gur në kurriz punëtorit

Sondazh

Poll