Aktualitet

Vdekja e 36-vjeçarit në burgun francez, flet kushëriri i Rexhës: Akuzat kundër Mentorit të pavërteta, ambasada na është

10 Shkurt 2020, 10:30 Nga DOSJA
Vdekja e 36-vjeçarit në burgun francez, flet kushëriri i

SHKODËR- Selaudin Rexha, kushëriri i Mentor Rexhës ka hedhur sot akzua kundër shtetit shqiptar, pasi sipas tij nuk ka reaguar për vdekjen e të afërmit të tij. Në një reagim për mediat, Selaudini ka thënë se akuzat kundër të afërmit të tij janë të pavërteta.

Ambasada shqiptare në Francë nuk na është përgjigjur por na është shprehur në mënyrë absurde kur i kemi kërkuar ndihmë dhe të gjitha veprimet janë duke i kryer vëllai i viktimës me të motrën e tij.

 Akuzat ndaj kushëririt tim janë të pavërteta. Ky është rasti i 5 i shqiptarëve që vriten në burg dhe dy janë nga Shkodra ndërkohë, që shteti hesht, por po të ishin nga ndonjë shtet tjetër reagimi do ishte i madh”, u shpreh kushëriri i Mentor Rexhës.

Pak ditë më parë në një burg në Francë ka vdekur një shqiptar, Mentor Rexha. Lajmi në mediat shqiptare është bërë publik nga motra e tij, Suela Rexha e cila ka hedhur akuza kundër autoriteve në Francë, pasi sipas saj Mentori nuk ka vrarë veten por e kanë dhunuar dhe vrarë. Për ngjarjen ka folur dhe ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, i cili ka thënë se nuk kanë fuqi për të sjellë trupin e viktimës në Shqipëri.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mentor rexha selaudin rexha vdes shqiptari ne burgun e frances mentor rexha selaudin rexha vdes shqiptari ne burgun e frances

Sondazh

Poll