Aktualitet

OFL-ja ‘godet’ sërish, në sitë ‘kumbari” i Shkodrës dhe kreu i bandës së bananeve, 48 orë për të deklaruar pasu

10 Shkurt 2020, 10:07 Nga DOSJA
OFL-ja ‘godet’ sërish, në sitë ‘kumbari”

TIRANË- OFL (Operacioni Forca e Ligjit) i ka dërguar sot kërkesat për të deklaruar pasuritë e tyre, dy ‘kokave’ të krimit nga Shkodra dhe Kopliku. Bëhet fjalë për “Kumbarin e Shkodrës” Bardhok Pllanajn dhe Alberto Kochsiek (Lamaj), i njohur ndryshe si kreu i bandës së bananeve. 

Pllanaj, edhe pse në burg, do të duhet të japë sqarime për mënyrën sesi ka vendosur pasurinë e tij edhe pse ajo i është sekuestruar. Më 2 shkurt të 2019 me urdhër Prokurorie, Pllanajt iu sekuestruan 20 pasuri prona, apartamente, biznese, troje, makina etj kryesisht në lagjen “Dobraç” të Shkodrës. Ai kishte një pallat 10-katësh, që 46-vjeçari e kishte ndërtuar pa lejen e organeve kompetente. Pllanaj është i njohur si një biznesmen me reputacion në qytetin verior dhe me lidhje të forta politike. Në vitin 2014 i shpëtoi një aksioni policie, pasi sipas PD-së u fsheh në automjetin e ish-deputetit socialist Mark Frroku. 

Ndërsa Alberto Kochsiek është bërë i njohur si kreu i të ashtuquajturës “Banda e Bananeve”, dhe ka 15 identitete. Ai është pjesë e bandës së Emijano Hysenajt, të cilit OFL-ja i dërgoi pak ditë më parë kërkesën për deklarimin e pasurisë.

Njoftimi i Policisë:

Vijon Operacioni Forca e Ligjit Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: – A. K., banues në Durrës, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve; – B. P., banues në Koplik, Shkodër, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore; Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit dhe në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre. Theksojmë se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar të gjithë pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Procesi

Ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Sot plot një javë që prej momentit kur OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. Dje, OFL dërgoi formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishajt. Më herët, OLF shënjestroi biznesmenin durrsak, Dashamir Gjokadhe trafikantin i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe të afërmin e tij, Edlirin. Formulari iu dërgua ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij. Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në Shkodër.  3 ditë  më parë OFL-ja i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë Saimir Taullau dhe Arben Isufaj i njohur ndryshe si Ben Qimja.  Po kështu ditën e shtunë u janë sekuestruar makinat e blindura, Durim Bamit, Dashamir Gjokës dhe Landi Muharremit.

(j.v.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren bardhok pllanaj formulari i ofl-se anti-kçk-ja zbret në terren bardhok pllanaj formulari i ofl-se

Sondazh

Poll