Aktualitet

Policia ‘blindon’ Gjirokastrën pas urdhërit të Veliut, bllokohen 5 automjete të tjera luksoze, ishin pa dokumente

10 Shkurt 2020, 10:36 Nga DOSJA
Policia ‘blindon’ Gjirokastrën pas urdhërit të

Gjirokastër- Policia që prej ditës së premte vijon aksionin në Gjiroklastër për kontrollet e makinave të luksit dhe personave në kërkim par urdhërit të dhënë nga Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë ndaluar edhe 5 automjete të tjera luksoze për shkak të mungesës së dokumentacionit si edhe ndaluar për verifikim mbi 50 automjete.

Policia prej të premtes ka nisur një aksion në të gjithë vendin, ku po kontrollohen makinat  luksoze dhe po verifikohen pronarët e tyre. Deri më tani, rreth 100 automjete janë bllokuar përkohësisht për verifikim në sistem nëse rezultojnë të vjedhura apo nëse pronarët e tyre e justifikojnë blerjen e tyre. Ndërkohë dhe OFL ka zbritur në terren dhe po dërgon formularët personave të janë pjesë e subjektit anti-KÇK.

J.V/Dosja.al 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kriminaliteti ne vend policia blindon gjirokastrën kriminaliteti ne vend policia blindon gjirokastrën

Sondazh

Poll