Aktualitet

‘Fëmijët i kam rritur me halle’, nëna e Mentor Rexhës hap dyert e mortit: E kanë vrarë, shteti të më kthejë trupin

10 Shkurt 2020, 10:21 Nga DOSJA
‘Fëmijët i kam rritur me halle’, nëna e Mentor

TIRANË- Nëna e Mentor Rexhës, ka hapur sot dyert e mortit për vdekjen e të birit në burgun francez. Në shtëpinë e tij në Shkodër, miqtë dhe të afërmit kanë nisur të shkojnë për ngushëllim edhe pse trupi i Mentorit nuk ka mbërritur në Shqipëri.  Rukine Rexha, nëna e 36-vjeçarit, i ka bërë thirrjë shtetit shqiptar që ta zbardhë ngjarjen pasi ajo është e sigurt që i biri nuk ka kryer vetëvrasje, por është dhunuar në burg.

Lajmin e kemi marrë nga shokët e tij që na kanë treguar sepse askush tjetër nuk na ka lajmëruar për vdekjen e djalit. Djali kishte një vit që ishte në France dhe 6 muaj kishte në burg se akuzohej për djegien e disa makinave. Ka qene duke folur me vëllain në telefon kur e kanë arrestuar.

Gjatë kohës që kemi folur në telefon nuk na ka shprehur shqetësime dhe ne jemi të bindur se nuk ka kryer vetëvrasje. Kërkojmë që të hetohet sepse në trup ka shenja dhune. I bëj thirrje shtetit të më kthejnë trupin e djalit dhe të zbardhet ngjarja. Fëmijet i kam rritur me halle”.

Pak ditë më parë në një burg në Francë ka vdekur një shqiptar, Mentor Rexha. Lajmi në mediat shqiptare është bërë publik nga motra e tij, Suela Rexha e cila ka hedhur akuza kundër autoriteve në Francë, pasi sipas saj Mentori nuk ka vrarë veten por e kanë dhunuar dhe vrarë. Për ngjarjen ka folur dhe ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, i cili ka thënë se nuk kanë fuqi për të sjellë trupin e viktimës në Shqipëri.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mentor rexha rukine rexha mentor rexha rukine rexha

Sondazh

Poll