Aktualitet

Me armë dhe 100 mijë euro me vete, Vladimir Gjuta ‘tmerroi’ kryeministrin Rama, iku nga selia me ‘Lincoln’ të blindua

10 Shkurt 2020, 10:07 Nga DOSJA
Me armë dhe 100 mijë euro me vete, Vladimir Gjuta

TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i Vladimir Gjutës pranë selisë së PS. Mësohet se Gjuta është pikasur me armë zjarri teksa qarkullonte rreth selisë së PS-së, 10 minuta para mbarimit të mbledhjes së kryesisë së PS.

Ai u arrestuar pranë zonës së njohur si “Dollari”, ndërkohë që pistoletën e kishte futur në çantë ndërsa një plumb e mbante në gojë. Neutralizimi i tij nga Garda e Republikës, nuk i shoi shqetëësimet për jetën e zyrtarëve të PS-së. Garda shtoi menjëherë sigurinë e kryeministrin Edi Rama, i cili edhed pse shkoi në seli me ‘Benz’ dhe iku me ‘Lincoln’ të blinduar.

Vladimir Gjuta është arrestuar sërish ditën e sotme. 40-vjeçari u pikas pranë selisë së Partisë Socialiste me një pistoletë gati për të qëlluar dhe 100 mijë euro me vete. Në Polici ai tha se armën e kishte marrë pasi kishte shumë para me vete. Ndërkoha Garda rriti sigurinë për kryeministrin Edi Rama, të cilin e largoi nga selia me “Lincoln” të blinduar.

aktualitet aktualitet edi rama vladimir gjuta vladimir gjuta me arme ne ps edi rama vladimir gjuta vladimir gjuta me arme ne ps

Sondazh

Poll