Aktualitet

“Kemi 27 muaj pa marrë pagat”/ Punëtorët e nënstacionit të Poçemit ngrihen në protestë: S’kemi para të marrim ila

10 Shkurt 2020, 09:37 Nga DOSJA
“Kemi 27 muaj pa marrë pagat”/ Punëtorët e

Ballsh- Punëtorët e nënstacionit të Poçemit janë ngritur sot në protestë, pasi prej 27 muajsh nuk kanë marrë rrogat. Ata kanë deklaruar se do t’i shkruajnë një peticion kryeministrit Edi Rama, ministres, bashkisë dhe prefektit për pagat e pa marra.

Nuk do të ndërhyrjmë më nëse makineritë kanë probleme. Duam rrogat, shteti të na ndihmojë. Ne do të braktisim punën nuk i stakojmë sepse nuk na lejohet me ligj, por do rrimë roje. Halli ynë u bë legjendë. Ne kërkojmë një zgjidhje nuk dimë ku të drejtohemi. Kemi 27 muaj pa marre pagat. Pse na gënjenë, ku do hanë fëmijët tanë bukë.  Nuk kemi me lekë të marrim ilacet”, janë shprehur ata.

 

Edhe sektorët të tjerë në vend kanë probleme me pagat.Në protestë janë edhe  naftëtarët e Ballshit. Pak ditë më parë ata deklaruan se kanë 4 muaj pa rroga dhe nëse nuk u jepet një zgjidhje, do të marshojnë drejt Tiranës. Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator, dhe punëtorët prej asaj kohe kanë dalë në protestë. Naftëtarët kanë dalë disa herë në protestë në Fier, ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet punëtorët e nënstacionit të poçemit punëtorët në protestë punëtorët e nënstacionit të poçemit punëtorët në protestë

Sondazh

Poll