Aktualitet

Me pistoletë pranë PS-së, flet Vladimir Gjuta, tregon pse kishte futur plumba: Kisha lekë me vete, do i ktheja në euro!

10 Shkurt 2020, 09:57 Nga DOSJA
Me pistoletë pranë PS-së, flet Vladimir Gjuta, tregon pse kishte

TIRANË- Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu që është duke ndjekur dinamikën e ngjarjes të arrestimit të Vladimir Gjutës përpara selisë së PS ka mundur të mësojë detaje të reja.

Duke iu referuar burimeve policore Gjuta pas ndalimit ka thënë se ndodhej aty për një transaksion financiar. Bashkë me pistoletën Gjutës i janë kapur edhe 120.000 euro.

“E mbaja pistoletën pasi do të ktheja në lekë shumën e eurove,”- ka deklaruar Gjuta.

Vladimir Gjuta është arrestuar sërish ditën e sotme. 40-vjeçari u pikas pranë selisë së Partisë Socialiste me një pistoletë gati për të qëlluar dhe 100 mijë euro me vete. Në Polici ai tha se armën e kishte marrë pasi kishte shumë para me vete. Ndërkoha Garda rriti sigurinë për kryeministrin Edi Rama, të cilin e largoi nga selia me “Lincoln” të blinduar. 

Marrë nga Top Channel 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shoqerohet vladimir gjuta vladimir gjuta vladimir gjuta me arme ne ps shoqerohet vladimir gjuta vladimir gjuta vladimir gjuta me arme ne ps

Sondazh

Poll