Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit
10 Qershor, 16:58
...
Aktualitet
Rrëzohet skela nga një pallat në Tiranë, vdesin 2 punëtorë. Inspektorati i Punës: Kompania në shkelje (FOTO+VD)
16 Gusht 2019, 13:11Nga DOSJA
TIRANË- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë, ku një skelë është shkëputur nga një pallat dhe u ka marrë jetën dy punëtorëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mesditë, teksa pesë punëtorë ishin duke punuar si zakonisht. Skela e cila ishte e ngjitur me pallatin, i cili ishte në rikonstruksion është shkëputur dhe ka plagosur 5 persona, ku dy prej tyre u ka marrë dhe jetën.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia, ambulanca dhe forca të shumta zjarrëfikëse, ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e katër punëtorëve, ku fatkeqësisht dy prej trupave të nxjerrë ishin të pajetë.
Deri tani është bërë e mundur dërgimi në spital i tre të plagosurve rëndë, Genti Bardhit 44 vjeç, Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç. Policia në një njoftim për ngjarjen ka bërë me dije se Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve për veprime të mëtejshme. Të vdekur kanë mbetur Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra.
Pallati ku ka ndodhur ngjarja e rëndë është dhe banesa e zv. Kryeministrit Erion Braçe, i cili kohët e fundit ka marrë flamurin e anti-informalitetit. Edhe pse po punohet për të shuar informalitetin, duket se në kushte jo të mira teknike dhe jashtë standardeve është punuar për një kohë të gjatë poshtë hundës së Braçes.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Një nga koncesionet ekzistuese në Shqipëri, ai i kontrollit të detyrueshëm vjetor të gjendjes teknike të automjeteve skadon në fillim të muajit sht...
GJIROKASTËR- Një aksident është regjistruar ditën e sotme te varrezat publike ne aksin Gjirokastër – Kakavijë, në të dalë të qytetit, midis Kordhocës dhe G...
FUSHË KRUJË- Një biznesi (parukerieri) i është vendosur lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Nikël.Sipas informacioneve par...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 61-vjeçar, pasi akuzohet për krijimin e një skeme mashtruese lidhur me TVSH. I arrestuari është shtetasi ...
FIER- Policia ka sekuestruar pasurinë prej 120 mijë euro, pasi dyshohet të jenë përfituar në rrugë kriminale.Sipas njoftimit të policisë mësohet se pasuria e bl...
TIRANË- Një-60 vjecar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës, i cili pas një sherri të ashpër me bashkeshorten, kishte rrëmbyer automatikun dh...
VLORË- Kushëriri i Koço Kokëdhimës ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë mbi disa turistë spanjollë. Dosja.al mëson se në pranga ka r...
TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kërkuar rezultate konkrete nga drejtorët e Policisë, pas arrestimit tri ditë më parë të Ylber Ademit, 51-vje...