Aktualitet

Vladimir Gjuta me 120 mijë € në çantën ‘Gucci’, u pikas nga punonjësit e Gardës. Kur shkuan për ta arrestuar i ra p

10 Shkurt 2020, 10:09 Nga DOSJA
Vladimir Gjuta me 120 mijë € në çantën

TIRANËDosja.al ka mësuar detaje të reja nga arrestimi i Vladimir Gjutës, i cili u kap pranë selisë së PS. Sipas burimeve të Dosja.al bëhet me dije se Gjuta ishte nisur për të shkuar në një “Exchange”, pasi kishte me vete një shumë e cila mendohet të ketë qenë rreth 100-120 mijë euro, të cilat i mbante një çantë “Gucci”.

Gjuta ishte duke lëvizur i qetë, por punonjësit e Gardës që ishin pranë PS-së për shkak se aty po zhvillohej mbledhja e Kryesisë e kanë mabjtur në vëzhgim për shkak të së kaluarës së tij kriminale. Në momentin kur i janë drejtuar punonjësit e Gardës atij i ka rënë pistoleta në tokë dhe aty është bërë neutralizmi i tij.

Më pas efektivët e Gardës kanë njoftuar forcat e Policisë dhe është ëbrë arrestimi i tij në zonën e njohur si Dollari pranë Bankës së Shqipërisë.

Vladimir Gjuta është arrestuar sërish ditën e sotme. 40-vjeçari u pikas pranë selisë së Partisë Socialiste me një pistoletë gati për të qëlluar dhe 100 mijë euro me vete. Në Polici ai tha se armën e kishte marrë pasi kishte shumë para me vete. Ndërkoha Garda rriti sigurinë për kryeministrin Edi Rama, të cilin e largoi nga selia me “Lincoln” të blinduar. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet vladimir gjuta vladimir gjuta vladimir gjuta me arme ne ps arrestohet vladimir gjuta vladimir gjuta vladimir gjuta me arme ne ps

Sondazh

Poll