Politike

Protesta e opozitës/ Rama-grave të Beratit: Mbajini burrat nga xhaketat mos të ikin pas berihas, mos të dalin xhiro kot në

15 Mars 2019, 14:52 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Rama-grave të Beratit: Mbajini burrat nga

BERAT– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Berat. Gjatë fjalës së tij para tyre, kryeministri nuk ka lënë pa thumbur opozitën dhe liderët e saj.

Rama iu drejtua grave të cilave iu kërkoi që të “mbanin” burrat nga xhaketat se nuk kishin çtë bënin nesër në Tiranë në protestën që opozita e bashkuar do të zhvillojë.

U bëj thirrje grave të Berati që të mbajnë burrat nga xhaketat mos të ikin pas berihajit, mos të dalin xhiro kot në Tiranë, se ku i dihet. Se thonë hajde të dalim të shohin çfarë do behet nga Tirana. Asgjë s’do bëhet në Tiranë. Kur vjen puna mes burrave demokratë dhe socialistë, këta të fundit çoç bëjnë ndonjë gjë. Punë se prapthi është ajo, se dhe atë punë se bën Luli e bën Monika. Se të ishte për Lulin deri në 2021 do flinte gjumë. Se çfarë do bëjnë ata është e thjeshtë: do të dorëzojnë Bashkinë e Beratit, Kuçovës. Unë them që ata do të hynë në zgjedhje por edhe po nuk hynë ç’problem ka? Luli me Monikën dhe anasjelltas. Ne me popullin. Përveç zgjedhjeve ata kanë edhe një hall tjetër. Drejtësinë e re! Ne jemi në zemër të organizimit që lidhen me LSI. E mban dot Shpiragu klithmën e Monikës: O Zot shpëtoi shqiptarët nga blerja e votës? Ça të bëjë Zoti? Zoti thotë më mirë nuk po ndërhyj se i bie të mbroj shqiptarët nga Monika. Dhe të luftojë me të gjithë fallzhoret e Monikës pastaj.Të mos as për Malin e Tomorit, se i bie të ngjallet Abaz Aliu e të luftojë me gjithë fallxhorët e Monikës. Ne na vjen shumë keq sinqerisht. I keni parë ata? Janë zbardhur komplet. Thonë do luftojnë po se pse dhe me kë e dinë ata vetë.

Pas fjalës së tij Rama ka thirrur disa qytetarë që të tregojnë lidhur me eksperiencën e tyre me bashkëpunimin e platëformës së bashkëqeverisjes. Gjatë bisedimeve me qytetarët, Rama ka shkëmbyer edhe batatuta me ta.  Nuk kanë munguar as deklaratat politike, kur Rama tha se do të merrte votat e qytetit të Beratit, duke u shprehur se Luli dhe protestat e tij nuk do ta ndalonin. 

Ditën e nesërme në Tiranë opozita e bashkuar do të zhvillojë një protestë për rrëzimin e qeverisë Rama. Ata kërkojnë krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Edhe në Berat, qyterarët të organizuar nga dega e PD në këtë bashki e kanë pritur me protesta. Sipas një videoje të siguruar nga Dosja.al shihet se eskorta e Ramës është pritur nga disa qytetarë që kanë dalë në rrugë kundër tij, ku pranë tyre ka dhe forca të shtuara policie.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike berat edi rama platforma e bashkeqeverisjes protesta e opozites 16 mars 2019 rama ne berat berat edi rama platforma e bashkeqeverisjes protesta e opozites 16 mars 2019 rama ne berat

Sondazh

Poll