Politike

Protesta e opozitës në 16 mars, Rama në Berat me operatorët turistikë

15 Mars 2019, 13:47 Nga DOSJA
Protesta e opozitës në 16 mars, Rama në Berat me operatorët

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme pas një takimi që pati me studentë dhe pedagogë në Universitetin Bujqësor të Kamzës, është larguar drejt Beratit.

Sipas informacioenve të sigururua nga Dosja.al mësohet se Rama do të zhvillojë disa takime në kuadër të turit “Bashkia që duam”. Po ashtu mësohet se gjatë ditës së nesërme, kur opozita do protestojë para zyrës së tij, ai zhvillojë disa takime me operatorë turistikë.

Rama në vizitën e tij që do të zgjasë përgjatë gjithë fundjavës do të ketë dhe disa inspektime të punimeve që janë bërë në këtë bashki në muajt e fundit.

Por qyterarët e Beratit, të organizuar nga dega e PD në këtë bashki e kanë pritur me protesta. Sipas një videoje të siguruar nga Dosja.al shihet se eskorta e Ramës është pritur nga disa qytetarë që kanë dalë në rrugë kundër tij, ku pranë tyre ka dhe focra të shtuara policie.

Kryeministri Edi Rama dhe në protestat e tjera të opozitës ka zgjedhur që të largohet nga Tirana. Në protestën e fundit që u bë para zyrës së tij ai shkoi në Vlorë dhe zhvilloi takimin “Bashkia që duam”, paralelisht me protestën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama protesta e opozites 16 mars protesta kunder rames ne berat rama me operatoret turistik rama ne berat edi rama protesta e opozites 16 mars protesta kunder rames ne berat rama me operatoret turistik rama ne berat

Sondazh

Poll