Politike

Komenti i qytetarit që irritoi sot Ramën: Ti s’di ç’flet, në vend të hapësh sytë, merresh me veshëgjatësira

15 Mars 2019, 09:56 Nga DOSJA

Tiranë– Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me studentët e Universitetit të Buqësor të Kamzës mëngjesin e sotëm.

“1 milion euro nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për fermën e parë didaktike, në kuadrin e partneritetit me Universitetin Bujqësor të Tiranës”, ky ishte një nga premtimet e Ramës në takim.

Nuk kanë munguar edhe komentet nga ana e ndjekësve të tij për kërkesat e studentëve ndaj qeverisë Rama. 

Një qytetare i shkruan Ramës:” Nuk janë të nevojeshme llafet e tepërta,por plotësimi i drejtëpërdrejtë i kërkesave të studentëve! Ata janë shpresa e vendit dhe i përkrahim gjerë në fund.”

Rama i përgjigjet: “Llafe po bën t’i dhe kur njeriu bën llafe e nuk dëgjon, nuk di pastaj as çfarë flet! Po të degjoje do kuptoje dhe s’do flisje pa lidhje ndërsa për studentët mos u shqetëso, se ka kush shqetësohet të jesh e sigurtë.”

Por kryeministri mesa duket ka gjetur sot kohë t’i kthejë përgjigje edhe një qytetari tjetër. “Po për vizitor le të shkojnë tek kopshti zoologjik s’kanë pse vinë tek kompleksi i universitetit që është me natyre didaktike. Se për pak do na thuash do paguajnë biletë dhe studentët e universitetit që të bëjnë mësim te sallat.”, i shkruan një student. 

Rama u përgjigj:  “Ah të keqen e mendjes, po s’ke faj, s’di ç’flet se në vend të mësosh e të hapësh sytë, merresh me veshëgjatësira si këto që ke shkruar këtu”.

Replikat e Ramës me qytetarët: 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama komentuesit pakti per universitetin edi rama komentuesit pakti per universitetin

Sondazh

Poll